Qeveria miraton rritjen më të ulët të pagës minimale në vite

Qeveria miraton rritjen më të ulët të pagës minimale në vite

Pas premtimit në nëntor 2016 se paga minimale do të rritet nga 22 mijë në 37 mijë lekë, pra një rritje prej 36 për qind, Kryeministri Rama dhe Këshilli i Ministrave vendosën më 3 maj të rrisin pagën në 24 mijë lekë në muaj, një rritje prej 9 për qindësh në katër vite. Kjo rritje është pak më e lartë se norma kumulative e inflacionit gjatë së njëjtës periudhë.

Paga minimale në Shqipëri është një ndër më të ultat në Evropë. Vetëm shtetet ish-sovjetike kanë paga minimale më të ulta.

Pavarësisht nga vetëemërtimi si një qeveri e krahut të majtë,  rritja e pagës minimale të miratuar javën e kaluar është më e ulëta në vitet e fundit. Siç mund të shihet nga grafiku i mëposhtëm, paga minimale mujore gjatë dekadës së fundit, është rritur me një mesatare prej 1 mijë lekë në vit, në total në katër vite 4 mijë lekë.  Rritja e miratuar nga kryeministri Rama është vetëm gjysma e asaj, pra 2 mijë lekë gjatë një periudhe katërvjeçare.

Dhe si të gjitha ngritjet dhe shpërblimet, këto janë miratuar vetëm përpara zgjedhjeve.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje premtoi të rrisë pagën minimale gjatë katër viteve të ardhshme në 30,000 lekë në muaj.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz