Si do të transformohen dy nga sheshet kryesore të Durrësit?

Si do të transformohen dy nga sheshet kryesore të Durrësit?

Bashkia e Durrësit pritet që këtë verë të nisë punimet në një prej shesheve kryesore të qytetit të Durrësit, atij tek Mauzoleumi i Dëshmorëve.

Projekti për rivitalizmin e këtij sheshi, parashikon që në të dy krahët e Mauzoleumit të Dëshmorëve të ndërtohen dy godina simbol për qytetin, Gjykata dhe Prokuroria.

Durrës Lajm ka mësuar se godinat janë parashikuar të ndërtohen aty ku gjenden lulishtet, në të dy krahët e rrugës që ngjitesh për tek Mazoleumi i Dëshmorëve.

Bashkia ka tenderuar projektin me vlerë 1 miliardë lekë, që janë akorduar nga të ardhurat e bashkisë për vitin 2017 dhe firma fituese është shpallur tashmë nga bashkia Durrës.

Ndërtimi i dy godinave në të dy krahët e lulishtes duket se nuk është pritur mirë nga ana e banorëve që jetojnë pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve. Prishja e lulishteve për t’i hapur rrugë investimit duket se ka shkaktuar edhe pakënaqësië e para tek banorët, të cilët shpresojnë të mos priten pemët e të zëvendësohen me godinat e Gjykatës dhe Prokurorisë së rrethit.

Më herët, për këtë çështje, në një prononcim për DurrësLajm, kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se qeverisja lokale e ka gati projektin për fillimin e punimeve  në rrugën që zbret nga Mazoleumi i Dëshmorëve drejt sheshit “Pranvera”, rrugë e cila kthehet në një pedonale për këmbësorët.

Projekti për ndërtimin e pallatit të Drejtësisë është parashikuar të nisë si fazë e dytë.

Në bazë të projektit për zonën para sheshit “Pranvera” dhe godinës së Postë-Telekomit, është parashikuar që të hiqen prej andej stacionet e autobuzëve, të Porto-Romanos dhe Plepave. Segmenti rrugor nga sheshi “Pranvera” deri tek kryqëzimi me bulevardin “Dyrrah” do të khehet në Pedonale për këmbësorët, ndërsa para sheshit të Albtelekomit është parashikuar të ndërtohet një parking për rreth 600 makina. Kthimi i rrugëve në pedonale kufizon edhe lëvizjen e qytetarëve me makina në qendër të qytetit.

Nisja e këtij projekti i ka paraprirë dhe hartimit të projektit të tunelit nga sheshi “Pranvera” deri në Currila, për të disiplinuar trafikun.

 

 


 

 

 

Botuar më parë në portalin DurrësLajm.al.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz