Një tjetër proces arbitrazhi kundër Shqipërisë

Një tjetër proces arbitrazhi kundër Shqipërisë

Sipas Monitor.al ish-Fondi i Investimeve Anglo-Adriatika, i cili u përzgjodh nga qeveria shqiptare në maj të vitit 1996, për të investuar bonot e privatizimit në tregun e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit.

Sipas skemës së atëhershme në vende të ndryshme ish- komuniste, edhe Shqipëria emetoi bono thesari ose ndryshe të quajtura bono privatizimi, të cilat iu shpërndanë popullit për të mundësuar hyrjen e qytetareve në garat e privatizimeve.

Ky sistem kishte për qëllim përfshirjen e qytetarëve në privatizimin e pasurive publike, ndryshe këto pasuri do të bleheshin nga të qytetarët e huaj për hiç mos gjë.

Në këtë gjendje, në mes të ligjeve të ngatarruara dhe të papërshtatshme, në Shqipëri në vitin 1996 erdhi “një investitor strategjik” Declan Ganley, i cili regjistroi tre fonde investimesh në vend. Ai bleu bono thesari nga shqiptarët. Fondi i investimeve, Anglo Adriatik, një nga tre fondet e regjistruara në Shqipëri, arrit të grumbullonte rreth 12 per qind të bonove të emetuara nga qeveria shqiptare, me një vlerë prej 120 milionë dollarë.

Por sipas ligjit numër 7979 të viti 1995 “mbi fondet e Investimeve” nuk  i lejohej asnjë fondi të merrte më shumë se 10 për qind të prerjeve të emetuara nga një emetim i vetëm. Për këtë arsye fondi, i cili kishte grumbulluar më shumë se sa e lejonte ligji u bllokua nga autoritetet e vendit.

Ndërsa përdorimi i tyre u kushtëzua nga fakti se fondi nuk mund të blente më shumë se 40 për qind të kuotave ose të aksioneve të nje objekti për privatizim. Mesa duket pjesa tjetër e kuotave u ruajt për një partner teknik. Dhe kështu historia e këtij fondi u bllokua si për mungesë objektesh, si për mungesë investitorësh dhe si për mungesë autorizimesh.

Më pas erdhën piramidat dhe kryengritja popullore dhe askush nuk bënte asgjë dhe mbi të gjitha qeveria e re socialiste nuk lejoi më përdorimin e “bonove të privatizimit” për të hyrë në ankandet e privatizimit.

Në fakt vlera e tyre në tregun informal u ul nga rreth 25 për qind e vlerës nominale në vitin 1996 në 1,5 për qind të vlerës nominale në fund ët vitit 1998.

Nuk figuron që “bonot e privatizimit” të jenë pranuar për privatizimin e ndonjë kompanie strategjike, por vetëm për blerjen e aksioneve nga ish punonjësit e kompanisë, sikurse ishte parashikuar në ligj. Ndërsa përdorimi i tyre u pranua, shumë vite më pas, për disa legalizime të shtëpive të ndërtuara ilegalisht në tokë të shtetit ose të privatëve të tjerë.

Çuditërisht qeveria Rama ka vendosur përmes një ligji të miratuar më 16 shkurt 2017 të zgjasë deri në fund të vitit 2017 vlefshmërinë e bonove të privatizimit, afati i tyre kishte përfunduar në fund të vitit 2016.

Kjo zgjatje e vlefshmërisë është bërë për më shumë se pesë herë nga qeveritë shqiptare, duke e zgjatur vlefshmërinë e tyre nga viti 1991 deri në vitin 2017, pra 17 vjet. Por të gjitha herët e mëparshme ky vendim është marrë një vit përpara se ato të skadonin. Ndërsa kësaj herë çdo gjë u bë shumë shpejt, pa asnjë paralajmërim, për një zgjatje të afatit të përdorimin të tyre prej pak muajsh.

Por, këto pak muaj janë të mjaftueshëm për t’i bërë të vlefshme, për të rivënë në diskutim sjelljen e pakujdesshme të qeverisë së atëhershem dhe për të kërkuar dëmshpërblimin e kërkuar nga investitori.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz