Udhëtimi në hekurudhën e rindërtuar Tiranë–Durrës do të ketë kosto më të lartë se me taksi

Udhëtimi në hekurudhën e rindërtuar Tiranë–Durrës do të ketë kosto më të lartë se me taksi

Më muajin mars 2017, Kuvendi miratoi marrëveshjen e huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rindërtimin e hekurudhës Tiranë – Rinas — Durrës.

Shqipëria do të përfitojë 35,5 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës Tiranë–Durrës, 34,5 km i gjatë, dhe ndërtimin e segmentit hekurudhor Tiranë–Rinas, 5 km i gjatë.

Ky financim do të bëhet nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian, fond i krijuar nga BE për mbështetjen e iniciativës për integrimin evropian të Ballkanit të nisur nga Kancelarja Merkel tre vjet më parë. Vendimi u bë publik në Samitin e Parisit të mbajtur në fillim të javës.

Financimi nga BE do të mbulojë një pjesë të kostos totale të projektit të hekurudhës, e cila është vlerësuar në 81,5 milionë euro. Projekti do të bashkëfinacohet me një kredi të butë prej 32,9 milionë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe rreth 13 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Investimi do të bëjë të mundur qarkullimin e trenave me shpejtësi deri 120 kilometra në orë.

Projekti është parashikuar të fillojë në mes të vitit 2017 dhe të përfundojë brenda vitit 2020.

Sipas Revistës Monitor, ekspertët e BERZh-it kanë parashikuar se me këtë linjë do të transportohen në vit rreth 1.4 milionë pasagjerë.

Në fazën e ndërtimit priten do të punësohen rreth 1,375 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së funksionimit, numri do të arrijë në rreth 2,200. Është përllogaritur edhe vlera e kursimit nga qytetarët, që do të jenë në nivel 55 milionë euro në vit.

Por, këto të dhëna duken më shumë si prova të dukshme të një gënjeshtre të ndërtuar me kujdes për të justifikuar një investim jo të nevojshëm, të gabuar, dhe të kotë, i cili do t’i kushtojë qytetarëve dhe taksapaguesve shqipatrë një thes me para në këmbim të mbijetesës së një institucioni të kotë, si hekurudha shqiptare, e cila sipas bilancit të viti 2014 për çdo lek të ardhur ka shpenzuar pesëfish më shumë.

Edhe nëse udhëtimi do të jetë falas, në mënyrë që 1,4 milionë qytetarë të kursejnë 55 milionë euro në vit duhet të kursejnë sot të paktën 500 lek, që do të thotë bileta e linjës Tiranë –Durrës duhet të jetë sot 500 lek.

Nëse në këtë projekt do të punësohen 2, 200 persona, 55 milionë eurove të kursyera duhet t’i shtojmë edhe të paktën 8 milionë euro shpenzime për pagat, duke i rritur kostot në 580 lek për udhëtim, pa llogaritur këtu amortizimin dhe koston e energjisë.

Pra, vetëm me shpenzimet për personelin bileta do të kushtonte 80 lek për udhëtim.

Por, aktualisht, udhëtimi nga Tirana në Durrës kushton si më poshtë:

Me tren kushton 100 lek për person ( bileta e trenit Kashar – Durrës kushton 70 lek dhe bileta e autobuzit Kashar- Tiranë kushton 30 lek)

  • Me autobuz kushton 150 lek
  • Me furgon kushton 200 lek
  • Me taksi kushton 2 mijë deri në 2, 500 lek.

Absurdi është se, qeverisë do t’i kushtonte më pak nëse do të paguante një taksi për çdo tre udhëtarë, në vend që të administrojë hekurudhën me të gjithë personelin.

Përdorimi i taksisë do të ishte edhe në favor të udhëtarit, i cili do të mund të udhëtonte në çdo kohe dhe të ndalonte në destinacionin e duhur, gjë e cila e pamundur me trenin.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverive të ndryshme rindërtimi i hekurudhës shqiptare ka dështuar.

Në vitin 2006 Qeveria Berisha për të shmangur një projekt të shtrenjtë, por që do të përmirësonte infrastrukturën tonë të transportit, anuloi kontratën me kompaninë General Electric dhe përfundoi të paguante gati 40 për qind të kostos së projektit vetëm si dëmshpërblim për veprimin e anulimit.

Ky është rasti klasik në të cilin investimet në Shqipëri vlerësohen vetëm për efektin e tyre të menjëhershëm dhe privat, dhe përfundojnë të prodhojnë më shumë borxhe se sa zhvillim.



Lini një koment

2 Komente për "Udhëtimi në hekurudhën e rindërtuar Tiranë–Durrës do të ketë kosto më të lartë se me taksi"

avatar
dodo
Guest
Sidoqofte, menyra e te menduarit ne kete artikull eshte komplet e gabuar. Transporti publik, sidomos ai hekurudhor, eshte lloji i transportit me gjurmen me te vogel ekologjike. E kunderta qendron per transportin vetjak: sa me shume vetura personale te kete, aq me shume CO2 clirohet ne atmosfere, aq me shume kemi smog dhe pasoja ekologjike zinxhir qe pasojne (per mos te folur per trafikun). Ne vetvete teknologjia e hekurudhes ka te ardhme dhe eshte per tu pare ne kuadrin e sistemit hekurudhor ne te gjithe Europen qe funksionon dhe ne vendet e perendimit ze vendin kryesor per frekuence perdorimi. Pyetja… Read more »
Ilir Paluka
Guest
Shume shqiptare kane pasur rastin te udhetojne jashte Shqiperise. Shume syresh kane provuar se paku 1 here udhetimin me tren! Tren te shpejte! Tren elektrik! Nje mjet transporti shume here me i shpejte, me i sigurt, me ekologjik e me i lire sesa transporti me automjet! Po, po, shume me i lire! Ne shkrimin e mesiperm (shkruar dukshem shpejt-e-shpejt e plot gabime) behet krahasimi me koston e taksise!!! Cmimi i biletes?!?! Duke marre te mireqena shifrat e marra nga revista MONITOR, verejme se:parashikohet nje kursim prej 55 mil Euro per vitin e pare! Shifra mund te duket e egzagjeruar (dhe… Read more »
wpDiscuz