Karavasta, organizatat mjedisore evropiane kundër ndërtimit të resortit turistik

Karavasta, organizatat mjedisore evropiane kundër ndërtimit të resortit turistik

Aleanca e Vendeve Kënetore të Mesdheut i ka kërkuar Qeverisë shqiptare të anulojë projektin për ndërtimin e resortit turistik “Resort Divjaka Albania” në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë.

Me anë të një letre drejtuar Kryeministrit Rama dhe Ministrit të Mjedisit Koka, aleanca prej 20 organizatash në mbrojtje të mjedisit ka shprehur shqetësimin për ndikimet negative dhe të pakthyeshme që ndërtimi do të ketë në park dhe trashëgiminë e tij natyrore:

“Parku Divjakë-Karavasta është një nga dy ligatinat më të rëndësishme në pellgun e Adriatikut, që paraqet një vend shumë të rëndësishëm, kyç për kafshët e egra. Parku vizitohet çdo vit nga miliona shpendë në rrugën e tyre të migrimit dhe është një aset me shumë vlerë për ekonominë lokale.”

Organizatat mjedisore vlerësojnë faktin se Qeveria shqiptare e ka shpallur zonë të mbrojtur të kategorisë së dytë Parkun Divjakë-Karavasta, çka ka sjellë rritjen e numrit të kafshëve e shpendëve të rrallë që rriten e jetojnë aty dhe ka pasur ndikim pozitiv në zhvillimin e turizmit në park.

“Duke nxjerrë mësime nga tërë pellgu i Mesdheut, por edhe në mbarë botën, duket qartë se një ligatinë e tillë paraqet një vlerë të rrallë për Shqipërinë në aspektin e biodiversitetit”, shprehen organizatat.

Në këtë kontekst, Aleanca në mënyrë të qartë konsideron se iniciativat për zhvillimin e “Resort Divjakë Albania” do të ishin jashtëzakonisht negative dhe të papranueshme. Do të ishte në kundërshtim të plotë me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadrin e Konventës së Ramsarit, Konventës së Bernës për Rrjetin Emerald, Konventës së Bonit”, mbyllet letra.

Aleanca e organizatave shprehu gatishmërinë për të dialoguar me qeverinë dhe organizatat mjedisore shqiptare për përmirësimin dhe ruajtjen e Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavastasë.

Shqetësimin për planifikimi për ndërtimin e resorit  “Resort Divjaka Albania” brenda Parkut të Divjakë-Karavastasë, Exit.al dhe dhjetra ambientalistë e qytetarë të angazhuar e kanë ngritur prej disa javësh.

Ndërtimi i resortit shkel ligjin për zonat e mbrojtura dhe dëmton në mënyrë të patjetërsueshme 1170 hektarë të një prej parqeve të pakta të mbetur në Shqipëri.



Lini një koment

6 Komente për "Karavasta, organizatat mjedisore evropiane kundër ndërtimit të resortit turistik"

avatar
trackback

[…] i shumëkundërshtuar nga organizatat ndërkombëtare mjedisore, nëse ndërtohet do të dëmtojë në mënyrë të patjetërsueshme 1170 hektarë tokë të një […]

trackback

[…] ndryshim me pretendimin e Kryeministrit Rama, janë organizatat ndërkombëtare mjedisore, organizata ambientaliste shqiptare, por dhe qytetarë të thjeshtë që po tentojnë të mbrojnë […]

Shaba
Guest
Po pse pak hapesira te virgjera ka ne te gjithe gjatesine bregdetare shqiptare? Nga Velipoja ne Shengjin, nga Shengjini ne Patok, nga Patoku tek Gjiri i Lalzit, nga Gjiri i Lalzit ne Currila, nga Mali i Robit ne Spille, nga Spilleja ne Divjake, nga Divjaka ne Seman, nga Semani tek Pylli i Sodes. Le ti beje z.Pacolli apo biznesmene te tjere keto rezorte turistike ne keto zona dhe kaq do Shqiperia qe te punesohen jo 220 apo 300 mije njerez por 500 mije njerez plus zhvillimi i ketyra zonave tashme te vdekura prej qindra vitesh. Pse duhet prishur ajo qe… Read more »
trackback

[…] maj, 20 organizata mjedisore europiane i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së mjedisit të mos i hapin rrugë projektit të urbanizimit […]

trackback

[…] po kundërshtohet prej ambientalistëve, konservatorëve të mjedisit, aktivistëve e një pjese të shoqërisë civile. Brenda Parkut shtrihet Laguna e Karavastasë e […]

trackback

[…] Projekti i shumëkundërshtuar nga organizatat ndërkombëtare mjedisore, nëse ndërtohet do të dëmtojë në mënyrë të patjetërsueshme 1170 hektarë tokë të një prej parqeve të pakta të mbetur në Shqipëri. […]

wpDiscuz