American Bank of Investments (ABI) — banka anormale

American Bank of Investments (ABI) — banka anormale

Çfarë bën Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, së bashku me politikanë të huaj në këshillin e administrimit të një banke të kontrolluar nga burime të dyshimta investimesh në një parajsë fiskale, të menaxhuar nga një financier me interesa mbizotëruese në Rusi?

Është një histori që nis nga shumë larg dhe që është e vështirë të kuptohet se ku po shkon.

Në vitin 2014, Credite Agricole, si pasojë e një situatë të rrënuar financiare, shiti degën e saj shqiptare, të cilin e kishte blerë disa vjet më parë nga Emporiki, banka greke e kontrolluar prej saj.

Credit Agricole e Shqipërisë u ble nga kompania Tranzit shpk, e regjistruar në Shqipëri në vitin 2009 dhe e autorizuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitet financiar, leasing dhe faktoring, blerje kredish të këqia dhe veprime të tjera të ngjashme.

Tranzit është në bashkëpronësi, me nga 50 për qind secili, të dy fondeve të investimit, NHC Balkan Fund L.P. dhe New Century Holdings XI L.P. Të dy fondet janë të regjistruara në Ishujt Kaiman, çfarë e bën të pamundur njohjen e idenditetit të pronarëve të tyre.

Më 12 maj 2015, Tranzit firmosi marrëveshjen e blerjes së Credit Agricole. Në momentin e blerjes kapitali total i blerësit ishte rreth 1,3 milionë euro, ndërsa bankës gati 55 milionë euro. Në bilancet e dorëzuara në QKR, Tranzit ka deklaruar të ardhura rreth 300 mijë euro në vit.

Menjëherë pas marrëveshjes, dy fondet pronarë të Tranzitit i shitën, për 390 mijë euro, 30 për qind të kuotave të tyre Andi Balltës—një shqiptar me pasaportë amerikane—administrator i Tranzitit që nga themelimi i saj.

NHC Kapital

Dy fondet aksionere të Tranzit janë të regjistruara në Gran Kaiman dhe administrohen të dyja nga NHC Capital Inc, një shoqëri amerikane administrimi kursimesh, në pronësi të kunetërve Moris Tabacinic dhe George Rohr. Të dy, hebrej amerikanë, morën pjesë në vitin 1991 në privatizimet e rëndësishme në Rusi dhe më pas ndërtuan një sistem fondesh të specializuara në Rusi dhe në vendet e Lindjes, të cilat administrohen direkt nga Moska.

Kompania mëmë deklaron se administron 25 fonde private që veprojnë gati në të gjithë vendet e Lindjes dhe kontrollojnë të paktën dy banka në Ukrainë dhe Rumani, me një vlerë të përbashkët të aktiveve për të gjitha fondet prej 3,4 miliardë dollarësh.

Edhe pse NHC Capital Inc është e regjistruar në entin regullator financiar të SHBA-ve, SEC, si administrator i fondeve të investimit, fondet e vecanta dhe e gjithë struktura janë të regjistruara në Kaiman ose në ndonjë nga vendet lindore, pra nuk i nënshtrohen kontrollit të autoriteteve amerikane.

Dega kryesore aktive e NHC Capital Inc është në Moskë nën emrin NHC Capital Real Estate, që rezulton të jetë një lloj shoqërie e administrimit të kursimeve ruse, pra administron fonde investimesh dhe deklaron të paktën tre fonde të krijuara në fillim të viteve 2000 dhe tashmë të mbyllura, për një shumë të përgjithshme prej 1,8 miliardë dollarë. Shembujt e investimeve të realizuara nga këto fonde të NHC-së, të paraqitura në faqen zyrtare, duket se nuk e justifikojnë këtë vlerë të lartë të pretenduar nga NHC.

Blerja e bankës

Në shtator të vitit 2015 bëhet kalimi i pronësisë së Credit Agricole tek Tranzit shpk, emërohet bordi i ri i bankës, dhe ajo riquhet Banka Amerikane e Investimeve sh.a. Më 17 tetor 2015 Bankës e Shqipërisë autorizon kalimin e kuotave 100 për qind tek Tranzit shpk.

Presidenti ri i bordit u emërua Lorenzo Roncario—84 vjecar italo-amerikan, banues në Panama, konsull nderi i Uruguajt në Tiranë, ish-drejtues ekzekutiv i Bankës Amerikane të Shqipërisë, dhe më herët drejtues i ING Italia. Drejtori Ekzekutiv u emërua Andi Ballta dhe anëtarë të bordit Armand Muharremi (ish KPMG Shqipëri), Mark Crawford (President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë) dhe Rezzo Schlauch (kryetar i grupit të Partisë së Gjelbër në Bundestag, ish-nënsekretar në qeverinë gjermane, konsull nderi i Shqipërisë në Shtutgardë, i martuar me një aktore shqiptare.)

Më 24 dhjetor 2015 kapitali i bankës u rrit nga 52 në 56 milionë euro duke dhënë edhe një borxh të marrë më përpara nga Credite Agricole. Asnjë lëvizje tjetër financiare mbi kapital nuk është e regjistruar deri më sot, dhe e njëjta gjë edhe për kompaninë Tranzit shpk, e cila ka mbetur me kapitalin e saj fillestar prej 1,3 milionë euro.

Më 17 janar 2016, Banka e Shqipërisë miratoi dy këshilltarë të zgjedhur vetëm 10 ditë më parë më 7 janar 2016 të cilët janë Lindita Rama—shqiptare, bashkëshorte e Kryeministrit Rama—dhe Richard Lukaj shqiptaro-amerikan i lindur në Itali. Çuditërisht emërimi i tyre regjistrohet në QKR vetëm në fund të shtatorit 2016. Në vend të Roncharit, dorëheqja e papritur e të cilit u miratua më 20 tetor 2016, presidente bordi u emërua Kathryn Swintek—amerikane, e pranishme në shumë borde fondesh dhe kompanish, e cila ka punuar në të shkuarën në BNP.

Banka ABI merr menjëherë shumë çmime “institucionale” nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, edhe pse nuk duket se ka zhvilluar ndonjë biznes të madh, duke parë që nga blerja e bankës vetëm të ardhurat janë rritur me 63 milionë euro, pothuajse me 50 për qind, ndërsa çdo gjë tjetër ka mbetur e pandryshuar.

Sipas informacionit të publikuar nga uebi i NHC-së, banka ABI mund të veprojë edhe si depozitë për fondet e kontrolluara nga NHC. Dhe kjo mund të shpjegojë rritjet e papritura të rë ardhurave, duke pasur pronësinë e bankës drejton drejt saj likuiditetin e fondeve që administron.

Pikat e dyshimta

Struktura e kontrollit të bankës ngjall shumë dyshime në çdo vend të Evropës për një sërë motivesh që kanë të bëjnë më “politikat” e ndjekura në të gjitha vendet që luftojnë riciklimin.

Pronësia, e cila të çon tek Drejtori Ekzekutiv Andi Ballta dhe dy fondet e regjistruara në Ishujt Kaiman, e bënë të pamundur të përcaktohet përfituesi përfundimtar, dhe ndikimin kryesor në vendim-marrjen e bankës e kanë aksionerët e këtyre fondeve. Por ligji i ishujve Kaiman nuk lejon të njihet se kush janë aksionerët të cilët janë në gjendje ta detyrojnë bankën të kryejë praktika “jo të përshtatshme” përfshi ato me qëllim riciklimin e parave të pista. Madje, pikërisht fakti që fondet janë të regjistruara në një parajsë të njohur fiskale, pra të mbikqyrur nga një autoritet lokal të interesuar për të ruajtur fshehtësinë e aksionerëve dhe veprimeve të kompanive, ushqen dyshimin se banka mund të jetë vërtetë e kontrolluar nga para të pista dhe që mund të përdoret për veprime të ndërlikuara të riciklimit të parave.

Ndërkohë si për ligjin shqiptar mbi shoqëritë tregtare, si për politikat e zakonshme të përqafuara nga autoritet mbikëqyrëse të “botës normalë”, fakti se CEO i një banke është titullari, qoftë edhe në mënyrë indirekte, i një të tretës të së drejtës së votës në ansamblenë e aksionerëve dhe është njëkohësisht administrator i shoqërisë (Tranzit shpk) që zotëron 100 për qind të së drejtës së votës në asamle, duket krejtësisht i pazakontë dhe përtej kufirit të parashikuar nga ligji.

Është qetësisht e sigurtë që një strukturë e tillë kontrolli nuk mund të ishte pranuar në asnjë vend evropian, për motive të qarta të transparencës dhe politikave kundër riciklimit.

Edhe blerja e sipërcituar e 30 për qind të kuotave të shoqërisë Tranzit shpk që kontollon bankën nga ana e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Andi Ballta, përbën një profil krejt të diskutueshëm nga pikëpamja e ligjeve ndërkombëtare antiriciklim, sepse ajo duket që mbulon një transaksion të kryer me vlera shumë të ndryshme nga ato të tregut.

Zoti Andi Ballta me 390 mijë euro ka blerë 30 për qind të bankës, e cila ka një kapital prej 55 milionë euro dhe e ka bërë këtë kur si ai ashtu edhe ortakët e tij e dinin tashmë që shoqëria do të kthehej në pronaren e vërtetë të bankës, dhe e ka bërë përpara se t’i nënshtrohej kontrolleve që Banka e Shqipërisë duhet të kryente përpara se të autorizonte shit-blerjen e bankës. Dhe nëse përfituesi i vërtetë i kuotës prej 30 për qind të jetë në të vërtetë dikush tjetër?

Skenarët e mundshëm hipotetikë

Një bankë në Shqipëri mund të kryejë shumë funksione, më e thjeshta dhe më normalja është ajo e mbledhjes së kursimeve nga publiku, të ardhura të cilat pastaj u jepen si hua kompanive dhe individëve. Por kjo është shumë e vështirë të ndodhë për arsye të përmasave minimale të vetë bankës, të normave të ulta të interesit dhe nga fakti që ajo nuk i përket një rrjeti ndërkombëtar bankar.

Ose një bankë në Shqipëri mund të shërbejë si bazë vepruese për të menaxhuar një fushatë investimesh strategjike në projekte të mëdha (për shembull duke përdorur kapital rus të depozituar në fonde offshore të cilët janë ortakë të bankës) duke siguruar mbulesë politike dhe siguri financiare, veçanërisht nën ombrellën e qeverisë, sikurse mund të sugjerojë në këtë rast prania e personazheve me lidhje apo histori politike.

Ose në fund, një bankë, e vogël dhe e veçuar nga sistemi, me një administrim shumë të qendërzuar, mund të shërbejë edhe për të administruar me kujdesin dhe fshehtësinë e duhur flukset financiare të një sistemi të korruptuar dhe paratë e pista të prodhuara nga trafiku i lëndëve narkotike.



Lini një koment

12 Komente për "American Bank of Investments (ABI) — banka anormale"

avatar
dodo
Guest

Nje artikull i kerkuar dhe raportuar shume mire.
Vetem nje verejtje, Rezzo Schlauch eshte konsull nderi i Shqiperise ne Shtutgart.

Moza
Guest

Falemnderit artikullshkruesit. Interesant eshte emri i Rezzo Schlauch, bashkeshorti i Ema Ndojes, e dashura e Edvinit ne fillim te viteve 90. Besoj se nuk ka lene asnje dashuri te vjeter pa shperblyer. ..

Shpata
Guest
Artikulli ka rendesi te veçante, per here te pare tregohet lidhja e pa diskutueshme, midis Bankave te pakontrolluara te ishujve Kaiman, dhe Kryeministrit te Shqiperise, Zotit Edi Rama ! Pyetjes : « Çfarë bën Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama » e bere ne krye te artikullit, autori i pergjigjet me se miri, deri tek Pikat e dyshimta dhe Skenaret e mundshem, ne fund te artikullit. Me kete artikull del qarte, se si mbyllet rrethi i lekeve, te fituara nga abuzimi ne pushtet, nga tendera me konflikte interesi, deri sa ato arrijne nepermjet Bankes (ABI) ne Banka te tjera… Read more »
Xhoi
Guest

Z.Shpata bukur si artikull per te qene nje perralle. Sic e thate dhe vete: “Cili Shqiptar, sado injorant, do ta besonte qe Linda Rama ka shkuar deri tek Ishujt Kaiman pas asnje qellim te keq !” ju keni vete fakte per ate qe shprehni,dhe nese keni perse nuk i paraqitni prane organeve perkatese dhe te beni detyren tuaj si qytetar. Mjaftoheni vetem me nje artikull qe fundja asnje fakt konkret nuk jep pervecse hipoteza se si mund te jete. Europa do prova dhe jo fjale . Respekte!

Abi
Guest

Turp qe merreni vetem me genjeshtra kur cuni i Sales ka llogari te abi bank. Fare e keqe!

lulzim
Guest

shpifje te ulta, nuk kane me cfare te merren, i vjen inat qe po ecen banka me hapa gjigande

Tirana
Guest

Po te jene shpifje, Zoti Rama do ta pergenjeshtroje, dhe do ti kerkoje llogari deri ne piken e fundi Exit.al per botimin e shkrimit. Por ju siguroj se Zoti rama nuk ka per ta pergenjeshtruar, ai nuk ka per te reaguar fare!
Ju siguroj qe te dhenat e artikullit jane te verteta, por specialistet nuk flasin dot ne Shqiperi, dhe gjerat kthehen ne pune bindjesh partiake shume shpejt. Banka po ecen mire se paguhet me leket e Popullit, te’ falura’ nga qeveria Rama!

Xhoi
Guest

Banka me Normale do te thoja. Shpifje pa prova,mjere ata qe besojne kto info ba baze,qe cdo gje e lidhin me politiken . E gjithe artikulli eshte i bazuar ne nje hipoteze nga nje pseudo gazetar qe nuk ka paraqitur asnje fakt per ate qe thote.
Respekte !

Xhoi
Guest

Artikull I bukur por i pabaze,duket si nje perralle per keto kohe zgjedhjesh. Sa keq per kete pseudo-gazetar qe shkruan nje artikull bazuar ne hipoteza dhe hamendesime dhe per me teper me anonimat . Sa keq qe ne Shqipetaret nuk leme vend pa prfshire dhe politiken ,ku cdo sukses shikohet me dyshim dhe menjehere ngreme balte mbi to . Nejse nje artikull i tille nuk ben ndonje ndryshim te madh,duket qarte qe eshte thjesht nje artikull per te plotesuar punen ditore .
Respekte!

Parajsa fiskale
Guest

@ABI @Xhoi Padyshim qe nje gazetar do ngreje hipoteza; i takon organeve kompetenete te fillojne hetimin per pastrim parash, por sigurisht askush s’ka per ta filluar, pasi ne kete vend cdokush blihet lehte. Ju qe keni te verteten me vete, faktoni te kunderten, por filloni nga pergjigja me e lehte e pyetjes: cfare ben Linda Rama ne Bordin Drejtues?

Nyc
Guest
Ate qe ka bere gjithe jeten…. profesionisten e shkelqyer! Shko pyet Salen se e ka patur eksperte per shume kohe. LR as ka kerkuar 3pct, as ka hapur kompani, as i ka dale emri ne asnje aktivitet privat. Pozicioni i anetarit te bordit eshte vezhgues dhe takohet njehere ne 3 muaj. I gjithe informacioni ka qene publik prej kohesh po sigurisht ne orag zgjedhjesh u kujtuan te gjithe humbesit te sulmojne nje banke private. LR ka qene themeluese e nje “think tank” kur ne Shqiperi te gjithe gjemonin leket. Ka qene dhe drejtoreshe privatizimi dhe nuk i ka dale asnje… Read more »
Ari
Guest

Dakort, meqenëse e njeh mirë çështjen, me thuaj mua që nuk i njoh këto punë, kush është pronari i bankës.?

wpDiscuz