Departamenti i Shtetit: në zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjitha partitë

Departamenti i Shtetit: në zgjedhje duhet të marrin pjesë të gjitha partitë

Departamenti amerikan i Shtetit në një qëndrim të parë zyrtar për situatën politike në Shqipëri ka theksuar se zgjedhjet në Shqipëri duhet të bëhen me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.

Nën Sekretari amerikan i Shtetit, Ambasadori Thomas Shanon, i cili shërben përkohësisht i komanduar si numri dy i Departamentit në postin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, ka lëshuar një njoftim të shkurtër për mediat pas takimit të djeshëm me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Njoftimi pohon se Ambasadori Shannon rikonfirmoi partneritetin e SHBA-ve me Shqipërinë, të cilat mbështesin fuqimisht reformën në drejtësi. si dhe angazhimin e përbashkët për vlerat demokratike, shtetin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Në fund njoftimi i referohet drejtpërdrejt zgjedhjeve në Shqipëri duke u shprehur: “Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që në zgjedhjet e ardhshme të marrin pjesë të gjithë partitë politike.”



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz