Deklarata e Ramës për Shqipërinë e Madhe acaron marrëdhëniet me Serbinë

Deklarata e Ramës për Shqipërinë e Madhe acaron marrëdhëniet me Serbinë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar me terma të fortë kundër deklaratës së Kryeministrit Rama se “nëse vazhdon të zbehet perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, nuk mund të përjashtohet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”. Këtë pohim Kryeministri e bëri gjatë një interviste në gazetën e huaj Politiko.

Këtij pohimi Presidenti Vuçiç iu përgjigj se:

“Nëse unë do të thoja diçka për bashkimin e serbëve në rajon, unë do të isha varur në Bruksel në vend të flamujve të tyre”.

Sugjerimi i Kryeministrit Rama për një “Shqipëri të Madhe” u pasua nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Presidenti Thaçi tha se “Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Ministri i Jashtëm serb Iviça Daçiç u shpreh se deklaratat e Kryeministrit Rama janë “një konfirmim tjetër i faktit se krijimi i Shqipërisë së Madhe është kërcënim serioz për paqen dhe qendrueshmërinë në rajon dhe në të gjtihë Evropën”.

Loja me frikën ndaj “islamit radikal”, me kërcënimin rus, dhe mundësia e një Shqipërie të Madhe është retorika e preferuar strategjike e Kryeministrit Rama për të tërhequr vemendjen e BE-së, të cilën ai mendon se e meriton.

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz