Sekuestrohen 41, 500 m2 tokë në Theth


Gjykata e Shkodrës ka vendosur sekuestro parandaluese për rreth 41,500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit. Toka dyshohet se është regjistruar me dokumenta të fallsifikuara. Autorët e veprës penale janë ish-kryetari i Komunës Shalë (Theth), Dedë Tonaj, në bashkëpunim me ish-vartësit e tij, Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi.

Hetimet e mëparshme të Prokurorisë së rrethit mbi punën e punonjësve të Hipotekës Shkodër tregojnë se zyrtarët e komunës Theth kanë kryer më shume se sa një herë veprime të paligjshme me regjistrimin e pronave.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz