Shqipëria — Kanabis dhe korrupsion

Për sa kohë do ta vazhdojë SHBA-ja mbështetjen e rrjetit socialist në Shqipërinë e krimit mjeshtëror?

Nga Victor Gaetan,
Shqipëria — Kanabis dhe korrupsion

Kryeministri shqiptar Edi Rama është i vetmi udhëheqësi i huaj i cili erdhi në SHBA vitin e kaluar për të folur kundër për Donald Trumpit, me shumë gjasa nën urdhërat e mikut të tij të afërt Xhorxh Soros.

“Mos e dhëntë Zoti” që Trump të fitojë kandidimin nga republikanët për president tha Rama për Richard Quest të CNN-it.

Zgjedhja e Trumpit do ta “dëmtonte seriozisht Amerikën dhe do të dëmtonte një pjesë të madhe të botës,” parashikoi artist profesionit 52 vjeçar.

E megjithatë, Rama vazhdon të përfitojë nga një program masiv i USAID-it, i cili është nën menaxhimin e gruas së tij të dytë (nga katër) dhe të manipulojë Ambasadën Amerikane dashamirëse ndaj tij, edhe pse ai po e shkatërron vendin, ndërkohë që po nxit kaos në Maqedoni, vendin fqinj.

Politika e ShBA duhet të marrë një kthesë 180 gradë në Shqipëri, duke supozuar gjithmonë se Shqipëria është në radarin e Departamentit të Shtetit në Washington.

Përditësim nga Tirana

E thënë me fjalë të thjeshta: Shqipëria është një katrahurë.

Një prej dy partive të mëdha në vend, Partia Demokratike, e qendrës së djathtë, po bojkoton parlamentin dhe nuk pranon të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit për aq kohë sa vazhdon të qeverisë Partia Socialiste.

Ndërkohë, ish të përndjekurit politikë vërshuan në rrugët e Tiranës për të protestuar emërimin e Ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka qënë prokuror gjatë regjimit keqdashës dhe shtypës komunist të Enver Hoxhës, si edhe ka një vëlla i cili është paditur për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Hoxha burgosi afërsisht 100 mijë njerëz në burgje dhe kampe çnjerëzore; gati 5 500 njerëz u ekzekutuan pa gjyq. Mes njerëzve që ai shfarosi ka pasur poetë, shkrimtarë, intelektualë dhe klerikë katolikë. Papa Françesku lumturoi 38 martirë shqiptarë vitin e kaluar.

27 vjet pas rënies së regjimit komunist, në mënyrë të pabesueshme politika shqiptare vazhdon të trazohet prej klaneve grabitqare që u fuqizuan gjatë diktaturës staliniste e më pas maoiste

A nuk mundi perëndimi t’i japë ndihmë Shqipërisë në rrugën e saj drejt demokracisë?

Përkundrazi, Shqipëria (ku jetojnë gati tre milionë njerëz në një vend me madhësinë e Konektikatit) ka marrë asistencë të vazhdueshme nga institucionet perendimore, përfshi Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

USAID ka shpenzuar $60 milionë dollarë vetëm për sistemin e drejtësisë në vend, në periudhën 2000-2015— shpesh herë në koordinim me Fondacionin për Shoqëri të Hapur të Xhorxh Sorosit, gjatë administratës së mëparshme amerikane. Siç shpjegoi më herët gjatë këtij viti gazetari-redaktor Erl Murati, “interesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara përkojnë me aktivitetin e Sorosit. Ndonjëherë është e vështirë të dallosh ku fillojnë interesat e njërës e ku mbarojnë ato të tjetrës. Interesat e tij u bënë sinonim i politikës Amerikane.”

Por ndihma perëndimore thjesht ka përforcuar një shtet jofunksional, duke pasuruar një rrjet nepotik.

Siç u shtjellua në pjesën e parë të kësaj serie, “ Maqedonia, Xhorxh Sorosit dhe USAID-së: Largohuni” kjo ndihmë e huaj po ndihmon Partinë Socialiste dhe kolonën e saj të pestë të OJQ-ve aleate, duke përdorur dhunën si një nga taktikat e saj kryesore, që të marrin pushtetin përballë konservatorëve.

Plani analog i Sorosit për Shqipërinë pati sukses në 2013, kur Partia Socialiste e Edi Ramës mundi Partinë Demokratike në një fitore e cila u parapri nga dhuna.

Të dhënat kompromentuese

Në fakt, Shqipëria u shfaq në zgjedhjet Amerikane të 2016-ës.

Bërja publike e emaileve të Klinton nga WikiLeaks nxorri një fakt kompromentues. Tregoi se shmangësi i taksave, Xhorxh Soros udhëzoi Sekretaren e Shtetit Hilari Klinton për të ndërmarrë veprime konkrete, domethënë të ndërhynte në Tiranë në emër të Edi Ramës, i cili udhëhoqi protestat e dhunshme të Janarit 2011.

Punonjësit e Klintonit u përgjigjën në mënyrë të menjëhershme. Brenda disa ditëve, i dërguari i BE-së, i sugjeruar nga Soros, diplomati Sllovak Miroslav Lajcak (Ministri aktual i Jashtëm i koalicionit në fuqi në Sllovaki dhe anëtar i Partisë Komuniste para 1990-ës), mbërriti në vend.

Në atë kohë, Rama ishtë kryebashkiaku i Tiranës dhe udhëheqësi i opozitës, i kapur në luftën për pushtet me Partinë Demokratike, e cila kishte arritur një fitore të ngushtë dy vite më parë.

Rama nxiti demonstratat—të cilat sollën katër të vrarë dhe më shumë se 150 të plagosur— për të protestuar korrupsionin qeveritar të zbuluar nga një video e regjistruar në fshehtësi nga Ministri i Ekonomisë, ecila tregonte si ai urdhërohej prej Zëvendës Kryeministrit Ilir Meta të kryente mashtrim që përfshinte kontrata publike dhe rryshfet. Të dy i përkasin së njëjtës parti, Lëvizjes Socialiste për Integrim, partneri i PD në atë kohë.

Në sipërfaqe, Edi Rama ish-lojtar 2 metrosh basketbolli, i kthyer në artist, i kthyer në politikan, ka një sjellje prej garipi dhe moderne, ose të paktën këtë përpiqet të përcjellë.

I zgjedhur në vitin 2000 për të shërbyer si kryebashkiak i Tiranës (ku banojnë më shumë se 800 mijë njerëz, rreth 30 përqind e popullsisë), pas dy vitesh si Ministër i Rinisë, Rama bëri përshtypje në mbarë botën pasi urdhëroi lyerjen e ndërtesave të zymta sovjetike me lajle-lule shumëngjyrëshe.

Ai përpunoi një reputacion ndërkombëtar si një novator post-modern, dukë dhënë, për shembull, një fjalë në Ted Talk në Selanik mbi mënyrën se si ngjyrosja e tij urbane uli nivelin e kriminalitetit — edhe pse për këtë nuk ka prova — dhe duke ju mburrur gazetës The Guardian se “pasi u lyen ndërtesat, njerëzit filluan t’i hiqnin qepenët e rënda për dyqanet e tyre. Në rrugët e lyera, patëm 100 për qind vjelje të taksave, ndërsa zakonisht ajo shkonte deri në 4 përqind. Njerëzit pranuan të paguanin pjesën e tyre për qytetin, sepse nëpërmjet ngjyrave kuptuan që qyteti i tyre ekzistonte.”

E shkuara nga vjen

Por Rama nuk është aspak i ri. Në fakt, ai ka një prejardhje të pastër komuniste. Nga e ëma, ai është i lidhur me Spiro Kolekën, anëtar i byrosë politike i afërt me Enver Hoxhën. Dokumentat historikë tregojnë se ai mori pjesë me Hoxhën dhe anëtarë të tjerë të byrosë politike në ekzekutimin e antikomunistëve shqiptarë.

Babai i Edi Ramës, Kristaqi, ishte skulptor dhe anëtar i lartë i parties, i cili imponoi vijën e ashpër të kontrollit mbi artet. Siç shpjegon një intelektuar shqiptar, “Kristaq Rama, ndoshta skulptori më i famshëm i periudhës komuniste, ishte pjesë e elitës. Ai ishte pjese e Komiteti Qëndror, dhe në fund të viteve 80-të ai shërbeu në kryesinë e Kuvendit Popullor. Në atë pozicion, në vitin 1987, ai refuzoi faljen e Havzi Nelës, një poet i dënuar me vdekje për propagandë kundër regjimit.”

Pasi komunizmi ra, kur aktivistë të tjerë të rinj iu bashkuan Partisë Demokratike, Edi Rama u rreshtua me kuadrot e vjetër në pratinë e emëruar Partia Socialiste.
“Pesha e pamatë e komunizmit është ende mbi shpatullat e shqiptarëve,” shpjegon Stephen Suleyman Shwartz, themelusi i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe gazetar i cili jetoi në Ballkan në fund të viteve 1990-të.

“Partia Socialiste shqiptare është thjesht Partia Komuniste e ridekoruar pak. Ata e shohin të gjithë vendin në mënyrë grabitqare,” vazhdoi ai. “është ferma e tyre, prona e tyre personale—tani thejsht nuk përdorin dot vrasjet dhe kampet e përqëndrimit për ta mbajtur.”
Ndërkohë, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë i Xhorxh Sorosit, i themeluar në vitin 1992, po kultivonte një elitë të re, me kuadro të rinj, më së shumti fëmijë të gardës së vjetër.

Soros dalloi talente të reja për t’i dërguar jashtë shtetit me bursa dhe u dha atyre OJQ të reja për t’i drejtuar. Një kërkesë e pathënë me zë: Përfituesit nuk duhet të ishin besimtarë, pasi shumë nga politikat që kuron Soros i kundërvihen besimeve të organizuara dhe vlerave tradicionale. Rama u bë pjesë e kësaj turme.

Në vitin 2010, Rama, një ish-antëtar i bordit të Soros, u martua me gruan e tij të katërt, Linda Basha Xhillari, anëtare e bordit të Fondacionit Shoqëria e Hapur — anëtarë të të njëjtit klan

Rilindja e Ramës

Duke u përgatitur për zgjedhjet parlamentare të 2012-ës, Rama bëri dy lëvizje të guximshme. Ai orkestroi një foto me Barack Obamën dhe lidhi aleancë me një armik të shtirur.

Si fillim, gjatë një eaktiviteti për mbledhje fondesh në San Françisko, Rama arriti të shkrepë nje foto me presidentin.

Përdorja e fotos gjatë fushatës ishte tej mase efikase, duke qenë se shumica e shqiptarëve janë pro-amerikanë, sidomos për shkak të bombardimit të udhëhequr nga SHBA mbi Serbinë në emër të Kosovës, ku më shumë se 80 për qind e pupullsise janë shqiptarë.

Por fotoja u sigurua si rezultat i një krimi.

Shqiptaro-amerikani Bilal Shehu, një shofer limuzine nga Nju Xhersi, bleu dy bileta 40 mijë dollarëshe për një aktivitet mbledhje fondesh nga Obama Victory Fund dhe më pas solli Ramën në festë në vend të bashkëshortes së tij. Shehu dhe biznesmeni William Argeros, u shpallën fajtorë për pastrimin e një dhurimi prej 80 mijë dollarësh nga Tirana në mënyrë që të siguronin biletat.

Dhurimet e huaja në fushatat presidenciale janë të paligjshme. Rama mohon të ketë qënë pjesë e kësaj skeme. Disa pretendojnë se këto para kanë ardhur nga trafikantë të drogës, një “profesion” në lulëzim.

Arritja e dytë para zgjedhore ishte bashkimi i forcave me Ilir Metën, politikani i cili u filmua duke orkestruar marrëveshjet e korruptuar të 2011, ai i cili solli shkatërrim dhe vdekje në rrugët e Tiranës.

Aleanca midis Ramës dhe Metës theu koalicionin qeverisës të Partisë Demokratike. (Sot, Meta është Kryetari i parlamentit.)

Me një grup subjektesh të vogla politike, përfshi formacionet e papërfshillshme të Partisë Komuniste dhe Partisë së Gjelbër, aleanca e Ramës për një Shqipëri Evropiane fitoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

“Rilindja fitoi,” deklaroi udhëheqësi egocentrik, sipas BBC-së. Tre muaj më pas, ai festoi në Nju Jork me mikun e tij Xhorxh Soros, martesën e tretë të tetëdhjetëvjeçarit.

Si kryeministër, Rama e krijoi kabinetin e tij me një përzierje të gardës së vjetër dhe elitës së re. Garda e vjetër përfshn Gramoz Ruçin, udhëheqësin më të fuqishëm të Partisë Socialiste pas Ramës. Ruçi kryeson grupin parlamentar të partisë. Në të shkuarën, ai ka qenë ministër i brendshëm, një nga banditët e fundit të periudhës komuniste, shef i policisë sekrete në vitin 1990.

Më pas kemi elitën e re: njerëz si Ministri i Jashtëm i Shqipërisë prej vitit 2013, Ditmir Bushati.

Bushati përfitoi prej mbështetjes së Sorosit gjatë viteve të studimit në Universitetin e Harvardit. Më pas, ai u kthye në vend dhe shërbeu si koordinatori kombëtar i Fondacionit Shoqëria e Hapur për monitorimin e progresit në integrimin evropian. Nga aty hyri në parlament dhe në një rol drejtues brenda Partisë Socialiste.

Ose mund të shohim Erion Veliajn, ministri i parë i Ramës për Mirëqënien Sociale dhe Rininë, i zgjedhur kryebashkiak i Tiranës në 2015-ën. Merita kryesore e Veliajt për të drejtuar ministrinë që përfaqëson rreth 30 për qind të buxhetit të shtetit ishte roli drejtues që ai pati në një OJQ të krijuar nga Fondacioni Soros, Mjaft!, nga e cila lindën një tufë OJQ-sh për të krijuar kështu atë që një bloger e quan “Oktapodi i Sorosit.”

Strukturat e Sorosit krijuan njerëz si Bushati dhe Veliaj për të qeverisur vendin bashkë më lojtarë të tjerë kyç në media dhe qeveri.
Ajo çfarë duket se e vjetra dhe e reja kanë të përbashëkt më njëra-tjetrën është, fatkeqësisht, qasja grabitqare ndaj shtetit, mbështetur në të dhënat ekonomike dhe opinionin publik. Sepse në drejtim të mirëqënies dhe lumturisë, shumë pak përparim është bërë nën qeverisjen e Ramës.

Kanabis dhe Korrupsion

Si ka përparuar Rilindja, pas gati katër vitesh? Një mrekulli, nëse merresh me tregtinë e lëndëve narkotike. Shumë keq nëse je qytetar i thjeshtë.

Shqipëria është “burimi kryesor” i Evropës për kanabis, sipas Raportit të Vlerësimit të Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar”, botim i përvitshëm i Europolit. Siç vë në dukje portali i pavarur më i mirë i lajmeve në anglisht Exit.al, vitin e kaluar, vendi ishte një ndër disa prodhues të mëdhenj të kanabisit (Bullgarisë, Kosovës, dhe Serbisë), por tani duket se Shqipëria i ka zhvendosur të tjerët nga lista.

Prodhimi i kanabisit është gjeneratori më i rëndësishëm bujqësor, sidomos në zonat malore. Një blog italian shpjegon, “Plantacionet e kanabisit kanë mbirë si kërpudha në të gjithë vendin” gjatë katër viteve të fundit, pjesërisht si pasojë e përdorimit të një fare të re vietnameze që rritet më shpejt.

Sipas prokurorit më të rëndësishsëm anti-mafia të Italisë, Franko Roberti, trafikimi i kanabisit nga Shqipëria në Itali u rrit më 300 për qind vitin e kaluar—italianët besojnë se rë ardhurat lidhen me financimin e islamizmit ekstremist.

Një raport i BBC-së në vend vlerësoi se kjo industri vlen rreth pesë miliard euro në vit, çfarë është sa gjysma e GDP-së së vendit.

Heroina nga Afghanistani, gjithashtu, kalon përmes Shqipërisë në rrugën e saj drejt Europës në, dhe emigrantët shqiptarë përbëjnë një rrjet shpërndarës në të gjithë Evropën.

Megjithëse Rama ve në dukje rritjen e dukshme të konfiskimit të marjuanës nga policia, gazetari i pavarur Vincent W. J. van Gerven Oei analizoi planin e ri të veprimit kundër drogës përgatitur për BE-në dhe arriti në përfundimin së ai nuk nuk do t’i shkaktojë asnjë dëm ndjekjes penale të krimit të organizuar —gjë që nuk befason nëse marrim parasysh se vëllai i ministrit të ri të brendshëm është një trafikant ndërkombëtar i kokainës i paditur në Itali.

Në një rast tjetër, një shpërndarës droge i kërkuar nga qeveria greke për financimin e shumë dërgesave të kanabisit, Klemend Balili, është i paprekshëm për shkak të lidhjeve të tij më zyrtarë qëndrorë dhe lokalë të Partisë Socialistë, shkruajnë Balkan Insight dhe CNN Greece bazuar në burime policore.

Tregtia e lëndëve narkotike mundësohet nga korrupsioni i kudogjendur, i cili ka shfytyruar zbatimin e ligjit, drejtësinë dhe politikën shqiptare.

Një studim i Bashkimit Evopian zbuloi rritje ndërmjet viteve 2014-2016 të numrit të qytetarëve që presin t’u japin rryshfet zyrtarëve—dhe mungesë më të madhe shprese tek qytetarët.

Ndërkohë, uebet e lajmeve shqiptare janë plot me raporte nga më të çuditshmet të sjelljes së keqe nga politikanët dhe shpërfilljen e pafytyrë të përpjekjeve për t’u kërkuar atyre llogari. Dy kryebashkiakë të PS-së të hetuar për falsifikim dokumentash u mbrojtën nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, siç u mbrojt edhe një deputet i PS-së i cili sulmoi fizikisht kolegët e tij. Të paktën, deputeti i akuzuar për vrasje në Belgjikë dhe komplot për vrasjen e Kryetarit Meta e humbi më në fund imunitetin parlamentar.

Profesori i Universiteti të New Yorkut, Shenasi Rama, një shqiptaro-amerikan (pa lidhje me kryeministrin), pohoi se “Shqipëria është krejtësisht dhe thellësisht e korruptuar, e kriminalizuar gjer në palcë, një shtet mafioz.”

Vendi “po përdoret nga sindikata ndërkombëtare të krimit me pasoja te tmerrshme për Shtetin, njerëzit, vlerat shoqërore, dhe, sigurisht, për demokracine, sepse mafia njeh vetëm një formë të qeverisjes, atë të vetën, dhe do ta imponojë atë edhe tek politikanët,” vazhdoi ai.

“Praktikisht politikanët janë kapot e mafias, duke e sulmuar njëri-tjetrin për pushtet, sepse kush humbet Shtetin humbet shumë herë më shumë së autoritetin administrativ,” tha specialisti i marrdhënie ndërkombëtare, i cili ndihmoi në themelimin e Bletës Shqiptare, një grup i diasporës kundër elitës politike të Shqipërisë.

Asnjë Arritje

Nuk duhet të jetë befasi që një elitë moralisht e paaftë e cila drejton një mbretëri kanabisi të ketë probleme që të prodhojë tregues pozitivë ekonomikë. Të dhëna të Bankës Botërore tregojnë një rënie të thellë të investimeve të huaja nga 2013 në 2015-ën

Sipas Legatum Prosperity Indexx, mirëqenia ekonomike shqiptare ka rënë në mënyrë domethënëse që prej vitit 2013, si pasojë e papunësisë, infrastrukturës së dobët, dhe korrupsionit.Ndoshta rënia më trishtuese për Shqipërinë eshte ajo në Raportin për Lumturinë nga Kombet e Bashkuara, e cila rendit vendet në bazë të gjashtë dimensioneve të jetës; të ardhurat, jetëgjatësia, sistemet e asistencës sociale, bujaria, liria, dhe besimi.

Ndërkohë që në raportin e 2012-ës të OKB-së (viti i parë kur u hartua renditja), vendi u rendit i 63 nga 156, ndërsa këtë vit, Shqipëria ra në vendin e 110-të.

Megjithatë, Edi Rama ia ka arritur të ketë suksese për veten e tij. Oportunisti i regjur i promovon shkarravinat e tij me lapustila në të gjithë botën, duke ndërthurur vizitat zyrtare në Berlin, Mynih dhe Hong Kong me hapje ekspozitash, dhe këto vetëm gjatë vitit 2015.

Ai gjithashtu arriti të siguronte në muajin shkurt një recension nga revista Art in America për ekspozitën e tij personale në një galeri në Nju Jorkut, me po të njëjtat shkarravina të vjetra, duke shtuar letra muri (të shkarravinave), dhe disa qeramika të reja të rrëmujshme.

Megjithatë, kritiku nuk u impresionua, dhe gjeti diçka “perverse” në ballafaqimin e vizatimeve të vogla me realitetin e Shqipërisë si “ një nga vendet më të varfëra në Evropë… e pllakosur nga korrupsioni i shfrenuar,” a thua se zyra ministrore e Ramës ishte thjesht një “nxitje estetike.”

Projekte të Dyshimta, Fuqizimi i Sorosit

Shqyrtimi i disa programe që shpërdorojnë paratë e taksapaguesve amerikanë të promovuara nga USAID, National Endowment for Democracy (NED) dhe Ambasada Amerikane gjatë tetë viteve të fundit, të cilat janë përqëndruar veçanërisht në “ndërtimin e demokracisë”, kupton se sa thellësisht palidhje janë ato me problemet kryesore të vendit.

Miliona dollarë u shpenzuan për të instaluar pajisje të teknologjisë se lartë të regjistrimit audio në 160 salla gjykatash, si pjesë e një programi 5 vjeçar 9 milionë dollarësh, i zbatuar nga Chemonics International, ne vitet 2010-2015. Instalimi i programeve për caktimin e datave të gjyqit ishte një aktivitet tjeter i përmirësimit të rendimentit të gjykatës.

Një vlerësim i vitit 2013 nga inspektoriati i përgjithshëm i USAID konstatoi një rrezik serioz për të ardhmen e tyre nga fakti se pajisjet nuk mund të jenë të qëndrueshme duke qenë se ato varen nga investime të vazhdueshme në kapacitetin e serverave dhe përditësimeve të rrjetit, shpenzime të cilat buxheti publik shqiptar nuk mund t’i përballojë.

Në 2016-ën, USAID/Tirana përzgjodhi një kontraktues tjetër East West Management Institute (EWMI)— një konsulencë trajnuese e financuar në vitet 1990-të nga George Soros— për një projekt $8.8 milion-dollarësh, “Justice for All”, i përkushtuar edhe njëherë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë nëpërmjet transparencës, llogaridhënies, qasjes, e të tilla.

Në të njëjtën kohë, USAID/Skopje i dhuroi një kontratë miliona-dollarëshe EWMI-së për “angazhimin qytetar” në ortakëri me Fondacionin Shoqëria e Hapur të Sorosit në Maqedoni.
EWMI dhe Soros World mbajnë lidhje të afërta. një nga katër drejtorët e EWMI është George Vickers, ish drejtori i marrëdhënieve me jashtë për Open Society Institute.

Gjejeni kush e mbikëqyr programin e EWSI në Shqipëri dhe Maqedoni?

Ish-gruaja e Edi Ramës, Delina Fico, është drejtoreshë e programeve për shoqërinë civile.
Partneri i saj i tanishëm është Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çeshtje Vendore deri muajin e kaluar, kur u lëviz në rolin e drejtuesit rajonal për fushatën e PS-së —pjesë e një riorganizmi të qeverisë për të kënaqur kërkesat anti-korrupsion të BE-së.

Në këtë mënyrë USAID në Ballkan, ka fuqizuar klanin inçestual të Sorosit, i trupëzuar në partitë socialiste të rajonit, për të valvitur flamurin Amerikan në aktivitetet e tij  nepotike, partiake.

Favoritizmi i SHBA

Dhe qeveria Amerikane ka ushtruar presion tek Partia Demokratike për t’ja lënë PS-së vendim-marrjen për çeshtje të rëndësishme të vendit.

Verën e shkaur, Ndihmës Sekretarja e Shtetit Victoria Nuland erdhi në Tiranë për të bindur Lulzim Bashën, udhëheqësin e PD-së (i cili mundi Ramën në garën për kryebashkiak të Tiranës), për t’iu dorëzuar kryeministrit në lidhje me reformën në drejtësi për të frymëzuar BE-në në hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë. Basha e bojkotoi votën.

Nuland nuk është më në atë post, por Ambasada Amerikane në Tiranë vazhdon të jetë e ngatërruar në politikën partiake të vendit, duke anuar nga PS-ja, siç është dokumentuar shumë mirë nga Luke Coffey, drejtor i Qendrës për Studimet e Politikave të Huaj të Fondacionit heritage.

Një nga betejat e fundit që Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka zgjedhur është anulimi i vizave për afërsisht 70 gjyqtarë dhe prokurorë, duke përfshirë Prokurorin e Përgjithshëm, të gjithë anëtarët e PD-së, dhe për asnjë, sipas raportimeve, nga anëtarët e PS.

Gjashtë senatorë Amerikanë i shkruan Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson më 15 mars duke i kërkuar investigimin e fondeve të shpërndara nga USAID dhe Ambasada në Shqipëri, si edhe në Maqedoni, të cilat mund t’i sjellin dobi partive dhe politikave socialiste të shtyra nga fondacionet e Xhorxh Soros.

Në lidhje më Shqipërinë, letra thotë se, udhëheqësi i opozitës beson se “reforma” në drejtësi, e promovuar nga Ambasada e ShBA-ve në Tiranë “po përpiqet t’i japë kryeministrit dhe qeverisë së majtë kontroll tërësor mbi pushtetin gjyqësor.”

Eksperimenti i Dështuar

Profesor Shinasi Rama e konsideron Shqipërinë në 25 vitet e fundit si ilustrim të një “eksperimenti të dështuar”

Ai shpjegon se “Shqiperia ishte një kavie, një eksperiment me forma të reja të organizimit të sugjeruara, rekomamduara dhe imponuara nga jashtë.”

Në SHBA, për shembull, grupe të ndryshme krijohen në mënyrë organike dhe me financime private, vë në pah Profesor Rama, por në Shqipëri, të huajt, ose USAID ose Soros, “janë përpjekur t’u imponojnë një shabllon vendasve,” duke e quajtur shoqëri civile.

Si rezultat i përballjes me “faktorë ndërkombëtarë të shumtë dhe kontradiktorë me njëri-tjetrin,” thotë profesori, politikanët shqiptarë “filluan të luajnë një lojë të dyfishtë. Bashkëpuno gjatë ditës, zhbëje atë gjatë natës. Çdo ligj i miratuar, përfshinte shumë “duar të fshehta”

Në përgjithësi, përfundon profesori, “Pati shumë dëshirë nga ana e të huajve për t’i ndryshuar njerëzit dhe shtetin.”

Sot, Shinasi Rama sheh “një krizë të vazhdueshme, një shtet që nuk i zgjidh dot problemet e veta dhe po kapet nga forca kriminale.”

Stephen Schwartz ka një vlerësim të përafërt për ndikimin negativ të zgjidhjeve të huaja, duke shpjeguar se identiteti shqiptar ka qënë gjithmonë shumë i lidhur më tokën, sidoqoftë kolektivizimi i detyruar nga Hoxha shkatërroi bujqësinë dhe pasurinë e madhe të njohurive të fshatarëve.

“Ata shkuan nga Hoxha që u tregonte se si duhet të ishin shqipëtarë tek Sorosi që u thotë atyre, ‘Ju duhet te jeni evropianë ashtu siç ju them unë se si të jeni evropianë,’ duke imponuar mentalitetin e tij, që nuk do t’ia dijë për besim, kulturë, apo edukim,” tha Schwartz, i cili ka qënë vetë përfitues fodnesh nga Soros për punë në Kroaci

Schwartz tha se ai u largua nga “materializmi urdhërues” i mentalitetit të Sorosit, duke e krahasuar atë me “stilin komunist të korruptimit të inteligjencës.”

Ajo çfarë shpërfillën konsulentët perëndimorë është thesari i vërtëtë i rajonit: “E kam thënë në ’87-ën se muslimanët e Ballkanit janë një burim me vlerë i Europës. Ata mund të krijojnë metropole tregtare si Hong Kong. Çfarë na duhet është një dialog i besimit, i bazuar në eksperiencën e bashkëjetesës dhe sipërmarrjes,” tha Schwartz. “Asnjë nga këto nuk depërtoi në mendjet e Brukselit.”

“Në vend të kësaj, Klinton dhe Soros ofruan ekzaktësisht të njëjtën gjë. Imperialistë urdhërues! Ata mendojnë se ata e dinë se çfarë është ë mirë për ty, sepse e dinë ata! Ju nuk e dini çfarë ju duhet… të gjithë nën flamurin amerikan,” psherëtiu me keqardhje akademiku musliman.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz