Lubonja: Çadra nuk ka mbështetjen popullore dhe ndërkombëtare

Lubonja: Çadra nuk ka mbështetjen popullore dhe ndërkombëtare

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit Opinion në televizionin News24 u shpreh se “ndonëse çadra ka të drejtë për kërkesat e veta ajo nuk ka mbështetjen popullore dhe ndërkombëtare”.

Më tej, Lubonja foli për temat e rëndësishme të ditës si deklaratat e Ministrit gjeman Gabriel, koalicioni PS-LSI dhe çfarë pritet të bëjë opozita.

Më poshtë disa nga pohimet e tij më të rëndësishme, për:

Ndërkombëtarët:

  • [N]dërkombëtarët i kanë dhënë një lloj besimi kësaj qeverie dhe ata janë gjithnjë mbrapa nesh në diagnostikimin e sëmundjeve tona. Kështu e shoh mbështetjen e ministrit gjerman për Ramën;
  • Faktori ndërkombëtar ka kohë që ka humbur një lloj kredibiliteti, i mëshojnë më shumë stabilitetit se sa demokracisë.

Opozitën:

  • [K]jo opozitë ka qenë në pushtet dhe ka humbur kredibilitetin;
  • Në mungesë të mbështetjes popullore, i duhet patjetër të ofrojë mjete politike, dialog, takime, negociata, nuk mund të qëndrojë me ultimatumet e tij, kërkesat maksimaliste.

Drogën:

  • Mbyllja e syve përpara tonelatave të drogës, blerja e policëve, shtohen vazhdimisht këto lajme;
  • Kam dëgjuar shumë tani që lënë bujqësinë, mbjellin kanabis sepse fitojnë më shumë. Këta njerëz kapen nga krimi, kapen nga policia e lidhur me krimin, është katastrofë. Situata është alarmante.

Qeverinë Rama:

  • Unë mendoj që më mirë të rrijë kjo qeveri e ta rrëzojmë avash avash se sa të bëhet sërish ’97-a. Çadra, Blushi apo LSI-ja secili po jep ndikimin e vet në opozitë.

Rolin e LSI-së:

  • [LSI] nuk zgjedh dot akoma mes kërcënimit totalitarist në rritje dhe interesave të partisë. Është midis këtyre dyjave si parti klienteliste dhe nuk bën dot zgjedhjen.

Koalicionin PS-LSI:

  • Koalicioni është një koalicion interesash që nuk ka asnjë arsye për të ekzistuar por të shikonim dhe kritikat që ka bërë LSI herë pas here.

 

Botuar më parë në gazetën Panorama.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz