BE e pafuqishme vështron teksa Ballkani zhytet në krizë

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei,
BE e pafuqishme vështron teksa Ballkani zhytet në krizë

Teksa po bie pre e forcave të brendshme shkatërruese si Brexit apo rritja e nacionalizmit, Bashkimi Evropian po vazhdon të humbasë dhe kontrollin mbi situatën politike në Ballkan, me pasoja të rënda.

Vizitat e njëpasnjëshme të përfaqësueses së Be-së Federica Mogherini, Komisionerit Johannes Hahn dhe Presidentit të BE-së Donald Tusk nuk arritën të bindin presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov t’i japë mandatin Zoran Zaev për formimin e qeverisë.

E tani, pas përfundimit të afatit për tu regjistruar në zgjedhje, Përfaqësuesja e Lartë Mogherini dhe Komisioneri Hahn po përpiqen të ndërhyjnë në politikën shqiptare duke u shprehur se: “keqardhje…që opozita nuk është regjistruar ende” për të marrë pjesë në zgjedhje.

Por tani edhe nëse opozita do të ishte bindur nga “keqardhja” e tyre e vonuar, do të ishte e pamundur të regjistroheshin në zgjedhje.

Kjo është një tjetër shenjë se BE nuk shqetësohet shumë se çfarë ndodh me ligjin në Shqipëri. Në fakt BE duket se ka hequr dorë nga zbatimi i ligjit, dhe po mbështetet gjithnjë e më shumë aleatët e saj autokratikë për të përmbushur agjendën e saj të “integrimit”.

Ndjejmë keqardhje për bojkotin parlamentar në Shqipëri dhe për faktin se opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit sipas praktikës demokratike. Qytetarët meritojnë udhëheqje përgjegjëse.

Edhe njëherë i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë që të veprojnë më përgjegjësi, me respekt për institucionet, dhe të hapin rrugën për zgjedhje demokratike, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Më konkretisht, reforma kaq e nevojshme e drejtësisë në Shqipëri është sulmuar sërish. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfundojnë formimin e institucioneve të verifikimit (vetingut). Duke sulmuar reformën në drejtësi në vend që të fillojnë zbatimin e vetingut, me monitorimin e ONM-së, po dëmtohet e tashmja dhe e ardhmja e Shqipërisë.

Ne presim që anëtarët e Parlamentit të tregojnë përgjegjshëmri, zotësi për të vepruar brenda kornizës demokratike legjitime institucionale, dhe të qëndrojnë nga ana e popullit të Shqipërisë, të cilët vazhdojnë të kërkojnë procesin e vetingut dhe reformimin e sistemit gjyqësor, si hap vendimtar për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu edhe disa përfaqësues të tjerë të BE-së gjatë javëvë të fundit e kanë quajtur bojkotin e opozitës si sulm ndaj reformës në drejtësi.

Edhe nëse kjo është e vërtetë, ndërkombëtarët duken se harrojnë se reforma në drejtësi është më e rrezikuar nga qeveria aktuale, e cila në mungesë të dialogut me opozitën, po miraton ligjet e paketës së reformës njëri pas tjetrit, “të qepura” për të shpëtuar një klasë politike me lidhje kriminale mëse të njohura.

Është e kuptueshme se BE ka nevojë për pak kohë për të bërë analizën e vetvetes, por nuk kuptohet se përse nuk mund ta bëjnë këtë në heshtje.



Lini një koment

2 Komente për "BE e pafuqishme vështron teksa Ballkani zhytet në krizë"

avatar
Edi rama fan
Guest

BE RACISTA TALLEN E QESHIN ME BALLKANIN DHE SIDOMOS ME SHQIPTARET

trackback

[…] fakt, Mogherini dhe Danielson nuk bënë asgjë. Mogherini dha një konferencë të trishtueshme për shtyp, në të cilën u shpreh se “opozita po bllokon […]

wpDiscuz