Laboratori i kanabisit në Skrapar – Shkarkime dhe hetime ndaj policëve


Tre punonjës policie në komisariatin e Skraparit janë shkarkuar nga detyra dhe ndaj tetë punonjësve të tjerë ka nisur hetimi disiplinor. Lajmi u bë publik sot nga Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato.

Këto vendime erdhën një ditë pasi në Skrapar u zbulua një laborator modern i përpunimit të kanabisit me më shumë se 2 mijë vazo të mbjella me lëndë narkotike.

Hetimet për zbulimin e laboratorit u kryen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe jo nga policia.

Pak ditë më parë po në këtë zonë u zbuluan 1,2 ton kanabis.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz