Sipërmarrësit austriakë: Shqipëria nuk është vend tërheqës për të investuar – Pikat kryesore të vrojtimit

Sipërmarrësit austriakë: Shqipëria nuk është vend tërheqës për të investuar – Pikat kryesore të vrojtimit

72 për qind e sipërmarrësve austriakë në Shqipëri nuk janë optimistë se situata e keqe ekonomike do të përmirësohet në të ardhmen dhe 29 për qind mendojnë se Shqipëria nuk është vend tërheqës për investime. Këto janë disa nga përfundimet e vrojtimit të realizuar nga Advantage Austria Albania, shkruan Revista Monitor.

Në Shqipëri numërohen 50 kompani austriake me 2 800 të punësuar dhe rreth 500 milionë euro investime direkte

Vrojtimi, i kryer në periudhën shtator-tetor 2016, ndër të tjera, tregon se:

  • 29 për qind e sipërmarrësve austriakë mendojnë se Shqipëria është një treg për të cilin sipërmarrësit austriakë kanë tërheqje shumë të ulët për investime direkte.
  • 43 për qind e sipërmarrësve austriakë mendojnë gjatë vitit 2016, situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar; 72 për qind e tyre mendojnë se viti 2017 nuk do të sjellë ndryshime.
  • 52 për qind e sipërmarrësve austriakë shprehen se zgjedhjet e qershorit 2017 nuk do të ndikojnë pozitivisht në situatën ekonomike të vendit.
  • Problemet kryesore që sipërmarrësit austriakë hasin në Shqipëri janë: korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit, burokracia.
  • Shumica e tyre mendojnë se reforma në drejtësi do të kthejë besimin tek sipërmarrësit dhe do të nxisë investimet.
  • Kryesisht, sipërmarrësit austriakë në Shqipëri kërkojnë stabilitet, siguri e situatë të mirë financiare.

Dy muaj më parë, dhe nga vrojtimi i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) me 70 sipërmarrrës të huaj dolën në pah të njëjtët përfundime: Shqipëria nuk është një vend i favorshëm për të bërë biznes dhe se korrupsioni është problemi kryesor për këtë.



Lini një koment

1 Koment për "Sipërmarrësit austriakë: Shqipëria nuk është vend tërheqës për të investuar – Pikat kryesore të vrojtimit"

avatar
Arben
Guest

– “29 për qind e sipërmarrësve austriakë mendojnë se Shqipëria është një treg për të cilin sipërmarrësit austriakë kanë tërheqje shumë të ulët për investime direkte.”

Pra 71 per qind nuk mendojne keshtu.

– “43 për qind e sipërmarrësve austriakë mendojnë gjatë vitit 2016, situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar; 72 për qind e tyre mendojnë se viti 2017 nuk do të sjellë ndryshime.”

Pra 57 per qind nuk mendojne keshtu!

Mendoj se ose keni nje titull te pa matur mire per keto konkluzione ose ka nje polarizim ne kete pyetesor (gjithsesi do ishte mire te publikonit pyetesorin e plote nese e keni). Faleminderit

wpDiscuz