Lamtumirë Banka Veneto

Lamtumirë Banka Veneto

Banka Veneto, një nga bankat më të mëdha në Itali, e pranishme në Shqipëri që në vitin 2009, dhe prej kohësh në qendër të polemikave dhe hetimeve gjyqësore do të shitet.

Filiali shqiptar ishte së fundmi objekt i një inspektimi nga Banka e Shqipërisë që kërkoi uljen e volumit të kredive dhe rritje të madhe kapitali. Në korrik 2016, Banka Veneto sh.a mori vendimin për rritjen e kapitalit me 30 milionë euro, shumë e garantuar nga banka mëmë në Itali, duke larguar çdo dyshim mbi qëndrueshmërinë financiare të filialit shqiptar.

Por pavarësisht këtyre veprimeve dhe deklaratave për qendrueshmërin financiare të bankës, filiali shqiptar po shitet. Në mjediset bankare në vend flitet hapur se Banka Amerikane e Investimeve ABI Bank ka filluar procedurën e verifikimit të llogarive. Ky veprim ndodh vetëm pasi firmoset kontrata e shitjes me qëllim përcaktimin e vlerës së saktë të transaksionit.

Mbaron kështu një histori mediokre e filluar në vitin 2009.

Problemet e Bankës kanë ardhur nga administrimi i diskutueshëm i saj, që kanë çuar në probleme, të cilat kanë filluar të hetohen si nga prokuroria italiane, ashtu dhe autoritetet e mbikqyrjes financiare.

Drejtuesit italianë të paaftë, të pabesë dhe të papërgjegjshem të bankës kanë qënë të përkushtuar më shumë ndaj intrigave diplomatike dhe dhënies së kredive për mik se sa në analizën e kredisë.

Tre kompani italiane si Banka Veneto, Serenissima dhe Eco Tirana po shfaqin probleme në aktivitetin e tyre financiar në vend. Këto probleme janë shkaktuar kryesisht nga drejtuesit e paaftë të kompanive, të cilët nuk janë në gjendje të hartojnë strategji koherente dhe më pas t’i zbatojnë ato.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz