Pikturat e realizmit socialist do të ekspozohen në Greqi dhe Gjermani

Pikturat e realizmit socialist do të ekspozohen në Greqi dhe Gjermani

Në 29 mars 2017, Këshilli i Ministrave miratoi VKM-në për lejimin e transportit të 18 veprave të artit nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve me qëllim realizimin e ekspozitave “documenta 14”, që do të zhvillohen në ambientet e Muzeut Kombëtar të artit bashkëkohor Athinë, Greqi, dhe në muzeun e arteve të bukura, Kassel, Gjermani. Sipas VKM-së, veprat e artit do të dalin jashtë vendit për periudhën Prill deri në Tetor 2017.

Kjo është hera e parë që veprat e Galerisë Kombëtare të Arteve që i përkasin periudhës së realizmit socialist marrin pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare. Është e habitshme që as Ministria e kulturës, Galeria e Arteve dhe as Kryeministri, i cili nuk humb rast të reklamoi shfaqjet e tij private, nuk deklaroi dhe as komentoi mbi këtë vendim.

Ndoshta kjo është e lidhur me disa aspekte të lidhura me dhënien hua të këtyre veprave.

Pasi kërkesës për të drejtën e informimit, Exit.al mori listën e plotë të 15 veprave të artit që do të ekspozohen në Greqi, ndërsa lista e veprave të artit që do të ekspozohen në Gjermani nuk është dërguar ende.

Llambi Blido, Në pultën e komandimit (1971)

Së pari, duhet theksuar se qeveria nuk bëri publike se kush paguan për transportin dhe dhënien hua të këtyre veprave. Për vite me radhë, buxheti i Galerisë Kombëtare ka qënë i pamjaftueshëm për të restauruar veprat e fondit të Galerisë ose të ekspozuara në ekspozitat e përhershme, duke e ruajtur atë vetëm për transportin e 18 veprave në ekspozitën ndërkombëtare.

Pyetja është nëse do të përfitojë Galeria nga kjo ekspozitë e huaj, kështu që punët e tjera si vepra “Zëri i Masës” i piktorit Sali Shijaku të mund të restaurohet dhe t’i ekspozohet publikut shqiptar.

Së dyti, vlera e punëve, e cila është edhe baza për vlerën e sigurimit të tyre, duket e pabazuar në vlerën e tyre të vërtet. Për shembull, vepra e Lllambi Blido, pjesë e ekspozitës së përhershme në Galerinë Kombëtare është vlerësuar me 150 mijë lek, rreth një mijë euro — çmim i ulët për një vepër e cila ekspozohet në skenën më të rëndësishme të artit kombëtar.

Në faqen zyrtare të ekspozitës “dokumenta 14”, lista e artistëve përfshin vetëm biografin e artistit Edi Hila, ndërsa artistët e tjerë Kel Kodheli, Androniqi Antoniu, Abdurrahim Buza, Hasan Nallbani, Spiro Kristo, Sotir Capo, Llambi Blido, Arben Basha, Pandi Mele, Gani Strazimiti, Foto Stamo dhe Zef Shoshi nuk kanë biografi.

Kjo është shumë e pazakontë, sepse qëllimi kryesor i ekspozimit të veprave të artit të artistëve shqiptarë në në ekspozita ndërkombëtare është të ekspozosh trashëgiminë kulturore të vendit.

Ministria e Kulturës duhet të përfshij edhe emrat e artistëve shqiptarë në faqen zyrtare të “dokumenta 14”, dhe të ofrojë biografi të sakta në gjuhë angleze.

Deri më tani, qeveria nuk ka dhënë asnjë informacion për arsyen pse këto vepra të artit iu dhanë hua “dokumenta 14”. Dhe, mbi të gjitha, është një mundësi e artë për të tërhequr vëmendjen e të huajve kundrejt njërës prej periudhave më të rëndësishme të historisë së artit në Shqipëri.

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz