SHBA bombardon Sirinë — Çfarë dimë deri më tani

SHBA bombardon Sirinë — Çfarë dimë deri më tani

Shtetet e Bashkuar të Amerikës bombarduan Sirinë, dje, për të parën herë që nga fillimi l luftës civile në vitin 2011. Deri më tani janë hedhur 50 raketa me objektiv bazën ajrore të Sirisë.

“Sonte, unë urdhërova sulm ushtarak nga ajri kundër Sirisë me objektiv bazën ushtarake nga ku u lëshuan armët kimike. Është në interesin e sigurisë kombëtare të SHBA-ve të parandalojë dhe të frenojë përhapjen e armëve kimike”— tha Presidenti Trump përpara qytetarëve amerikanë.

Vendimi për të sulmuar Sirinë ishte një përgjigje direkte për sulmin me armë kimike të urdhëruar nga Asssad drejt qytetarëve. Në këtë sulm humbën jetën 85 persona ndër to 16 gra dhe 23 fëmijë.

Pamjet e sirianëve të cilët humbën jetën nga asfiksimi duket se kanë tronditur Presidentin Trump, i cili e quajti “sulm ndaj njerëzimit”.

Çfarë dimë deri më tani:

Më 3 prill

Gazetarët në të gjtihë botën raportuan se qeveria siriane ka sulmuar me armë kimike qytetin e drejtuar nga rebelët. Nga ky sulm humbën jetën 85 persona — përfshirë 16 gra dhe 23 fëmijë— dhe u plagosën më shumë se 350 persona.

Videot dhe fotografitë e bëra nga aktivistë dhe mjekë tregonin viktima të asfiksuar nga gazi.

Forcat e Assadit bombarduan edhe klinikën mjekësore ku po kuroheshin shumë nga të plagosurit.

Më 4 prill

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se SHBA-të do të tregoheshin naivë nëse nuk do të shihnin realitetin politik në Siri, ku Assad po mban pushtetin dhe po forcohet çdo ditë e më shumë — kryesisht falë ndihmës së ushtrisë ruse.

Më 5 prill

Presidenti Trump u shpreh përpara gazetarëve se sulmi në Siri “më ka tronditur shumë”, dhe “ ka shumë mundësi…. Që qëndrimi im kundrejt Sirisë të ketë ndryshuar.”

“Ai ka kaluar shumë kufinj për mua. Kur ti vretë fëmijë të pafajshëm, bebe të pafajshme, me armë kimike vdekje prurëse, njerëz të tronditur kur dëgjuan se çfarë gazi ishte ai. Ky sulm kaloi përtej vijës së kuqe.”

Trump shtoi se  “diçka duhet t’i ndodh” presidentit të Sirisë Bashar al- Assad sepse sulmi është përgjegjësi direkte e tij.

Sekretari i shtetit Rex Tillerson, ndërkohë, tha se Assad nuk duhet të udhëheqë Sirinë në të ardhme dhe se po merren masat e nevojshme që SHBA-të me ndihmën e vendeve të tjera ta rrëzojnë nga pushteti.

Më 6 prill

Sekretari i Shtetit Rex Tillerson iu drejtua Rusisë duke e paralajmëruar se “ duhet të mendojë mirë” nëse do ët vazhdojë mbështetjen e saj për qeverinë e Assadit. Në të njëjtën linjë vazhdoi edhe zëdhënësi i Presidentin Putin, i cili tha se mbështetja e Rusisë për Sirinë nuk është e pakushtëzuar.

SHBA-të vendosin të bombardojnë Sirinë duke nisur 50 raketa në drejtim të bazës ajrore të vendit. Ende nuk ka asnje të dhënë për pasojat e sulmit.

 

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz