Vlorë — Ishulli i Sazanit hapet për turistët

Vlorë — Ishulli i Sazanit hapet për turistët

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ditën e mërkurë, firmosi një marrëveshje me Ministren e Ekonomisë Milva Ekonomi për hapjen e ishullit të Sazanit për turistët, nga muaji maj deri në muajin tetor.

Ministrja Ekonomi e cilësoi marrëveshjen si “një ngjarje të rëndësishme për ekonominë e vendit”. Por ajo nuk bëri të ditur se si do të shkojnë turistët deri në ishull apo si do të menaxhohen turet e ndryshme turistike.

Në ishull ndodhen bunkere dhe tunele të projektuara për sulmet atomike. Dikur rreth tre mijë  ushtarakë kanë jetuar aty, ndërsa aktualisht ndodhen vetëm disa ushtarë.

Në periudhën e komunizmit, ky ishull konsiderohej pikë e rëndësishme e mbrojtjes së vendit dhe pika kryesore e kontrollit të kanalit të Otrantos.

Ministrja e Mbrojtjes u shpreh se qeveria është duke shqyrtuar hapjen për publikun të bazës ushtarake të Pasha Limanit dhe Orikumit, si dhe të pikave arkeologjike të ndodhur në këto vende.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz