Senatori italian i “Forza Italia” mbështet qeverinë teknike


“Vendi ynë nuk mund të jetë indiferent në lidhje me krizën politike në këtë kohë në Shqipëri”— u shpreh Kryetari i grupit parlamentare të Partisë “Forza Italia” Paolo Romano, për gazetën italiane Corriere dell Quotidiano.

Ndër të tjera Zoti Romano tha se:

Kjo krizë politike është e lidhur me rrijten e krimit të organizuar, të trafikut të kanabisit në drejtim të territorit tonë ku institucionet tona, së bashku me institucionet shqiptare, po luftojnë dhe kontrollojnë territorin

Në këtë skenar është thelbësore që zgjedhjet e ardhshme të behen nga një qeveri e besimit, e mbështetur nga shumica dhe opozita, siç kërkohet edhe nga Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.

Italia duhet të luajë një rol promovues në të gjitha vendet europiane për të mbështetur Shqipërinë gjatë kësaj faze dhe në arritjen e objektivit kryesor anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz