Stabilitokracia që po gërryen demokracinë në Ballkan

Stabilitokracia që po gërryen demokracinë në Ballkan

Vlerat demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor janë zbehur ndjeshëm, duke i lënë vendin udhëheqësve me mëndësi autokratike.

Ky është një nga përfundimet e raportit “Kriza e Demokracisë në Ballkanin Perëndimor: Autoritarizmi dhe Stabilitokracia Evropiane”, i hartuar nga Grupi Këshillimor për Politika “Ballkani në Evropë”.

Gjendja e demokracisë në rajon

Raporti vë në dukje se kjo rënie ka ndodhur pavarësisht marrëdhenieve të ngushta që vendet kanë me BE-në:

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur më shumë se një dekadë në lidhje me termat e demokratizimin. Kjo humbje kohe është edhe më dramatike duke konsideruar lidhjet gjithmonë e më të ngushta të gjithë vendeve të rajonit me BE-në gjatë kësaj periudhe. […] Procesi i përafrimit me BE-në nuk ka më lidhje me progresin e demokratizimit.

Kjo shkëputje ndërmjet demokratizimit dhe përparimit në integrimin evropian ka ndodhur pjesërisht sepse:

BE-ja në angazhimin e saj në rajon ka zgjedhur një qasje të përqendruar tek udhëheqësit. Mbështetja tek udhëheqësit po shfaq rezultate e saj anti-demokratike tek udhëheqësit e rajonit që gjithmonë e më shumë po sillen si autokratë.

Raporti e dënon këtë qasje si “inerci” dhe “dembelizëm” të BE-së. Rezulati i kësaj qasje ka qënë lindja dhe fuqizimi i stabilitokracisë në rajon, demokracive të dobta me udhëheqës me mëndësi autokratike, të cilët qeverisin përmes informalitetit, rrjetit klientelist dhe deklarojnë se do të vendosin qëndrueshmërinë pro perëndimore në rajon. Sipas këtij studimi, demokracia është e dobët dhe në rënie. Mbrojtësit e saj si media e pavarur dhe institucionet e forta, po dështojnë dhe BE-ja dhe shumë vende anëtare të saj kanë lejuar këtë dinamikë, disa nga bindja, disa nga inercia, dhe disa nga dembelizmi.

Raporti thotë se “duhet hequr dorë nga të besuarit se procesi i integrimit në BE do të përmirësojë gradualisht gjendjen e demokracisë dhe do t’i bëjë këto vende shtete të qëndrueshme anëtare në të ardhmen”.

Në vend që të vazhdojnë me “qasjen e përqendrimit tek udhëheqësi”, e cila konsiderohet nga studiuesit si e “papërshtatshme” në afatgjatë, BE ka nevojë “për një angazhim më kritik dhe vendimtarës”, në veçanti sepse shumica e popullsisë në Ballkanin Perëndimor është ende pro europiane. Ata mbështesin qeverisje demokratike dhe jo udhëheqës autokratikë.

Në vijim të këtij argumenti, raporti i përgjigjet një sërë rekomandimeve, përfshi këto më poshtë.

Kritiko me emër dhe turpëro

Konstatimi i mangësive në vendet e tyre, u kujton qytetarëve arsyen për të hyrë në BE: një demokraci te4 qëndrueshme dhe të përparuar, bazuar në zbatimin e ligjit. Për këtë arsye hapat pas në demokraci duhet të vihen në dukje dhe trajtohen në raportet vjetore nga Delegacionet e BE-së në rajon.

Bërja më transparente e negociatave për anëtarësim

Negociatat për anëtarësimin në BE drejtohen nga BE-ja dhe qeveria përkatëse, duke lënë pas dore rolin e aktorëve të tjerë. Parlamenti përkatës nuk ka akses të plotë në këto dokumenta. Si pasojë, procesi i negocimit është jo transparent dhe jo demokratik. Për shkak të qëllimeve jo të mirë përcaktuara në Planin e Aksionit dhe në kuadrin ligjor të kapitujve të negocimit, qeveritë kanë lirinë të manipulojnë perceptimin e rezulateve të arritura gjatë komunikimit me qytetarët dhe palët e interesuara.

Marrja e opinionit të një eksperti në mënyrë të vazhdueshme

Bashkëpunimi me një shoqëri civile të besueshme duhet të institucionalizohet nëpërmjet kanaleve të rregullta të komunikimit, si për shembull nëpërmjet raporteve “të fshehta” mbi gjendjen e demokracisë në rajon.

Demokracia nuk negociohet

Progres raportet e shkuara […] kanë gërryer besueshmërinë e BE-së, e cila bënë presion për demokratizim por nuk vë re autoritarizmin e dukshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjendja e demokracisë nuk duhet të shitet lirë për asnjë arsye (si për shembull, në shkëmbim të bashkëpunimit të vendeve të rajonit në krizën e emigrantëve).

Fuqizimi i forcave demokratike në rajon

Qeveritë e Ballkanit Perëndimor kanë lirinë të ndikojnë si reformat dhe integrimin në BE përmes një morie rrjetesh klienteliste dhe/ose përmes metodave pak a shumë të hapura të presionit. Është thelbësore të ndryshohen këto rrjete për të rritur ndikimin e shoqërisë civile në politik bërje (dmth të NGO-ve, organziatave të shoqërisë civile, gazetarisë investigative, etj.). Në vijim, duhen të bëhen përpjekje për të mbështetur nismat e organizatave vendase dhe medias së pavarur në rajon.



Lini një koment

1 Koment për "Stabilitokracia që po gërryen demokracinë në Ballkan"

avatar
trackback

[…] dhe votojnë për përfitime personale, të prekshme ose sepse kërcënohen, “ shkruhet në një raport mbi stabilitokracinë, i hartuar nga Grupi Këshillimor për Politika “Ballkani në […]

wpDiscuz