Gjermania i vë fre rrjeteve sociale

Gjermania i vë fre rrjeteve sociale

Qeveria gjermane të mërkurën vendosi të gjobisë deri në 50 milionë euro të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Twitter, nëse ato nuk fshijnë lajmet e rreme.

Ministri gjerman i Drejtësisë Heiko Mass tha se kompanitë, pronare të rrjeteve sociale, janë përgjegjëse për heqjen e lajmeve me përmbajtje të rreme. Kjo nuk do të prekë lirinë e shprehjes, por do të ndërhyjë në postimet me përmbajtje të dhunshme ose në postimet e qëllimshme të rreme.

Gjermania gjithmonë ka qenë problem për kompanitë e  rrjeteve sociale, të cilat janë krijuar sipas standardeve amerikane të lirisë së shprehjes. Duke u nisur nga e shkuara e vendit, Gjermania ndalon çdo promovim të racizmit. Kjo çështje u rikthye në vëmendje kohët e fundit si pasojë e fluksit të emigrantëve në Gjermani — qytetarët gjermanë kanë reaguar ndaj emigrantëve me sarkazmën, shpesh përmes postimeve në rrjetet sociale.

Rrjetet sociale duhet të sigurojnë se përmbajtjet kriminale — të përcaktuara nga ligji gjerman — do të fshihen brenda 24 orëve dhe çdo përmbajtje tjetër e paligjshme brenda një jave, përcakton ligji i ri i qeverisë.

“Interneti ndikon kulturën e diskutimit dhe atmosferën e shoqërisë sonë. Radikalizimi verbal shpesh paraprin dhunën fizike” — u shpreh Ministri Maas.

Ministri shtoi se platformat sociale nuk i fshijnë të gjitha postime me përmbajtje të dënueshme. Ai citoi disa kërkime që tregojnë se Twitter fshin vetëm një për qind të postimeve të paligjshme, ndërsa Facebook 39 përqind të tyre.

Ligji pritet të miratohet në Parlament.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz