Serbi, Kryeministri Vuçiç fiton zgjedhjet presidenciale

Serbi, Kryeministri Vuçiç fiton zgjedhjet presidenciale
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç fitoi zgjedhjet presidenciale që në raundin e parë të tyre, me rreth 55,7 për qind të votave.

Në zgjedhjet e zhvilluara dje, i dyti me një diferencë të madhe votash u rendit Saša Jankoviç me 15.6 për qind të votave.

Fitorja e Vuçiç ishte parashikuar nga sondazhet parazgjedhore. Në fjalimin e fitores, presidenti i sapozgjedhur theksoi se Serbia do të vazhdojë rrugën drejt BE-së, por pa prishur marrëdhëniet me Rusinë e Kinën.

Ndërkohë media serbe ka publikuar dhe emrat e parë që mund të zëvendësojnë Vuçiçin në rolin e kryeministrit. Kandidati më i përfolur është Dushan Vujviç, ministri aktual i Financave. Të tjerë kandidatë janë Ana Brnabiç, ministrja e Administratës Shtetërore dhe Nikola Selakoviç, ish-ministrja e Drejtësisë.



Lini një koment

1 Koment për "Serbi, Kryeministri Vuçiç fiton zgjedhjet presidenciale"

avatar
trackback

[…] treguar BE muajt e fundit për të kontrolluar përhapjen e forcave anti-demokratike në rajon. Me zgjedhjen e Aleksandër Vuçiç në Serbi, vazhdimin e krizës politike në Maqedoni dhe sidomos referendumin në Turqi, BE-ja […]

wpDiscuz