Investimet e huaja direkte, Rama përballë institucioneve ndërkombëtarëve

Investimet e huaja direkte, Rama përballë institucioneve ndërkombëtarëve

“Investimet e huaja arritën shumën 1 miliardë eurove, duke e renditur Shqipërinë të dytën në rajon përsa i përket investimeve të huaja”. Kështu u shpreh Kryeministri Rama dje në Asamblenë e Kombëtare të PS-së.

Por, nëse lexojmë raportet ndërkombëtare të vitit të fundit, gjendja e investimeve të huaja në vend është ndryshe nga ajo që përshkruan Kryeministri.

Sipas raportit Standard and Poor’s, i publikuar më shkurt të 2017, vendi jonë renditet në vend të 74-t në renditjen globale, ndërsa në Evropë lë pas vetëm Ukrainën dhe Moldavinë. Në raport thuhet se “Rreziku për uljen e  Investimeve e Huaja Direkte në vitet e ardhshme, është i lartë. Vendi duhet të bëjë përpjekje për të tërhequr investime të reja”.

Indeksi i Prosperitetit, i publikuar më nëntor të 2016, e rendit Shqipërinë në vend të 107-të nga 149-të vende në botë dhe e fundit në Evropë për mirëqenien ekonomike. Investimet e huaja mungojnë pasi infrastruktura është e dobët dhe korrupsioni është i lartë, shkruhet në raport.

Gjithashtu edhe të dhënat e Bankës Botërore flasin për rënie të fluksit të investimeve të huaja direkte pas viti 2013.

 

Kjo rënie mbështetet edhe nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë , të publikuara në qershor 2016. “Investimet e huaja direkte shënuan një rënie prej 42 për qind në tremujorin e parë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2015”, shkruhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz