Shovinizëm anti-shqiptar në median maqedonase

Shovinizëm anti-shqiptar në median maqedonase

Në Shqipëri maqedonasit po i fryjnë ndjenjave anti-shqiptare jo vetëm ndaj shqiptarëve që janë në Maqedoni, por edhe ndaj atyre në Shqipëri. Gazeta MINA hedh në treg pretendime territoriale ndaj Shqipërisë në artikullin e saj “Kur do t’i marrim 46 fshatrat shqiptarë me popullsi maqedonase”, të publikuar më 30 mars 2017.

Më poshtë artikulli i plotë:

Popullsia maqedonase në Shqipëri është e vendosur në pjesën lindore të vendit. Pjesa më e madhe e tyre jeton në qytetet e mëdha përfshirë edhe Tiranën. Përveç qyteteve të mëdha, në vend ndodhen edhe 46 fshatra të populluara vetëm me banorë të etnis maqedonase.

22 fshatra janë përgjatë kufirit në veriperëndim të qytetit Debar në Maqedoni, në zonën e lumit Drin ku gjuha e përdorur është maqedonisht. Fshatrat janë: Gjinovec, Vërnic, Zabzun, Ostreni, Borova, Sebishti, Lejcani, Cerenici, Pasinka, Orzhanova, Trebishti, Okshtuni. Ndërmjet Maqellarës dhe Peshkopisë ndodhen edhe tre fshatrat maqedonas: Kërçisht i Sipërm dhe i Poshtëm dhe Erbele.

Në zonën e Gorijes — verilindje të rrugës Korçës – Bilisht dhe Trestenik në kufirin shqiptaro-grek në drejtim të Kosturit, ndodhet fshati maqedonas Vrnik.

Në zonën e Prespës së Madhe, në jug të liqenit të Prespës ndodhen nëntë fshatra maqedonase: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe.

Në zonën e Shishtavecit dhe Zapodit ndodhet minoriteti i goranëve (në verilindje të Kukësit). Ato shtrihen në nëntë fshatra si: Orshek, Cërnolevo, Borje, Orgosta, Zapod, Kosharishta, Fshati i Ri, Orusha and Pashigja.

Maqedonasit janë vendosur edhe në qytete të tjera përreth vendit si pasojë e emigrimit të viteve 1915-1917. Në këtë periudhë ato lëvizën nga Golloborda, Prespa Madhe, Gora, Reka në drejtim të Elbasanit, Dardhës,  Korçës, Bilishtit, Pogradecit, Vlorës, Fierit, Shkodrës dhe Patosit. Vala tjetër e emigrimit drejt këtyre qyteteve ishte në vitet 1923, 1929 dhe 1939.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz