Zgjedhjet në Kavajë, LSI nuk regjistrohet, PS kandidon e vetme


Partia Socialiste do të kandidojë në zgjedhjet lokale të Kavajës pa aleatin e saj qeverisës LSI. Nënkryetari i LSI-së Luan Rama deklaroi sot se LSI nuk do të regjistroht në KQZ si pjesë e koalicionit të majtë për zgjedhjet e 7 majit.

“Jemi në koalicion, por nuk jemi regjistruar në zgjedhjet e Kavajës, sepse PS zgjodhi në mënyrë të njëanshme kandidaturën. Partner do të thotë të pyesësh dhe të të pyesin”, deklaroi Zoti Rama.

Zgjedhjet lokale të pjesshme në Kavajë do të zhvillohen më 7 maj. Deri më tani në media është folur se kandidatja e PS-së për të zëvendësuar ish-kryebashkiakun Roshi do të jetë Silvana Daja, bashkëshortja e Gentian Dajës, ish-kreut të PS-së në Kavajë. Zonja Daja nuk është figurë e njohur publike.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz