Llogaritë bankare, një grup i vogël njerëzish kontrollojnë pjesën më të madhe të parave

Llogaritë bankare, një grup i vogël njerëzish kontrollojnë pjesën më të madhe të parave

Në Shqipëri ka rreth 100 mijë llogari bankare me vlerë më të lartë se 2, 5 milionë lek. Vlera e përgjithshme e këtyre depozitave bankare është rreth 3, 7 miliardë euro, e barabartë me 45 për qind të të gjithë depozitave bankare. Vlera mesatare e këtyre depozitave është rreth 37 mijë euro secila. Numri i këtyre llogarive “të pasura” është rritur me 12 për qind në krahasim me vitin e shkuar, pra rreth 10, 600 llogari bankare më shumë.

Pjesa e mbetur prej 55 për qind e gjithë depozitave me vlerë  nën 2,5 milionë lekarrin në rreth 4, 5 miliardë euro. Nga kjo shumë, 2, 4 milionë euro gjenden në llogari rrjedhëse me vlerë mesatare më pak se 1,900 euro secila. E dhëna e fundit përfshin vetëm depozitat personale.

Këto të dhëna janë marrë nga raporti vjetor i Agjencisë për Sigurimin e Depozitave i dorëzuar në Kuvend.

Për një interpretim të saktë të të dhënave duhet të themi se të gjithë personat banues në Shqipëri kanë më shumë se një llogari rrjedhëse ( mjafton të kujtojmë llogari në Lek dhe në Euro) dhe shpesh në më shumë se sa një bankë.

Këto të dhëna tregojnë se në vendin tonë më pak se 10 mijë familje kanë një llogari bankare, e cila i jep atyre mundësinë për të blerë një makinë të re.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz