Çfarë po ndërtohet tek Kalaja e Tiranës – Exit shpjegon

Çfarë po ndërtohet tek Kalaja e Tiranës – Exit shpjegon
Punimet tek Kalaja e Tiranes

Një tjetër zonë arkeologjike po shkatërrohet nga ndërtimet me leje të qeverisë. Në Kalanë e Tiranës, zonë arkeologjike “A” ka filluar ndërtimi i një kompleksi dyqanesh një katëshe. Projekti quhet “Pazari i Tiranës”.

Vendosja e dyqaneve në Pazarin e Tiranës Burimi: VNM

Qeveria Rama ka ndërmarrë një sërë vendimesh që i hapën rrugën këtij ndërtimi në zonën e mbrojtur të Tiranës.

Më poshtë është kronologjia e këtyre vendimeve dhe detaje nga projekti:

  • Në 3 dhjetor 2009, Qeveria Berisha e shpalli Kalanë e Tiranës “zonë arkeologjike” të tipit A. Sipas VKM-së, në këtë zonë lejohej vetëm  restaurimi i monumenteve të kulturës brenda kufijve të zonës dhe konstruksioni i rrugëve.
  • Më 20 prill 2016, Qeveria Rama vendosi lejimin e ndërtimeve në Kalanë e Tiranës, duke shtuar në vendimin e Qeverisë Berisha një nen të ri:

“Neni 4. Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal) me lartësi maksimale një kat, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara.”

  • Sipas VKM-së, konstruksionet duhet të lidhen me veprimtari arkeologjike dhe nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin e zonës.
Vendi ku do të ndërtohet “Pazari i Tiranës”

Sipërfaqja e tokës ku do të ndërtohet “Pazari” është 3 610 metër katrorë. Ndërtimi me sipërfaqe 1,621 metër katrorë do të shërbejë  për ambjente tregtare.

Elementët që do të përdoren për ndërtimin e strukturave do të jenë: terrakot e bardhë, metal, xham i thjeshtë, struktural dhe transparent e duralumin.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz