Brexit, si do të dalë Mbretëria e Bashkuar nga BE?- Exit shpjegon

Brexit, si do të dalë Mbretëria e Bashkuar nga BE?- Exit shpjegon

Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May nisi sot, më 29 mars, zbatimin e Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, nen që parashikon të drejtën e çdo vendi anëtar për të lënë BE-në.

Procesi i daljes do të ndjekë këto hapa:

  • Shteti që dëshiron të largohet, në këtë rast Mbretëria e Bashkuar (MB), duhet të njoftojë zyrtarisht BE-në për këtë vendim.
  • Pas njoftimit, vendet anëtare të BE-së takohen, pa praninë e MB-së, për të diskutuar e vendosur kushtet që do t’i ofrohen MB-së për të ardhmen.
  • Fillojnë negociatat mes BE-së dhe MB-së për të hartuar projekt-marrëveshjen e largimit, e cila përcakton gjithashtu kushtet e marrëdhënies së re mes BE-së dhe MB-së në të gjitha fushat, përfshi marrëdhëniet tregtare.
  • Marrëveshja e arritur duhet miratohet nga një shumicë e cilësuar (72 për qind e vendeve të mbetura të BE-së që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë).
  • Marrëveshja duhet të ratifikohet nga Parlamenti Europian.
  • Parlamenti i MB-së shfuqizon aktin e themelimit të Komuniteteve Europiane të vitit 1972 dhe duhet të miratojë marrëveshjen e re arritur me BE-në.
  • Nëse i gjithë procesi i mësipërm nuk realizohet brenda 2 vjetësh, afati i negociatave shtyhet me miratimin e të 27 vendeve anëtare.
  • Nëse në përfundim të periudhës dy vjeçare, afati nuk arrin të shtyhet, të gjitha traktatet dhe ligjet e BE-së pushojnë menjëherë së vepruari mbi Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë pritet të ndodhë në muajt në vazhdim?

  • 29 mars 2017 – Mbretëria e Bashkuar aktivizon nenin 50 të Traktatit të Lisbonës
  • 29 prill 2017 – Mblidhet samiti i 27 liderëve të shteteve anëtare të BE-së (pa Mbretërinë e Bashkuar) për të rënë dakord për dhënien e mandatit Komisionit Evropian për të negociuar me MB-në.
  • Maj 2017 – Komisioni Evropian bën publike disa pika kryesore të planit të negociatave.
  • Maj-Qershor 2017 – Nis bisedimet për arritjen e marrëveshjes

Gjatë gjithë periudhës së negociatave, MB është e detyruar të zbatojë të gjithë legjislacionin e BE-së që është në fuqi, por ajo nuk mund të jetë pjesë më e vendim-marrjes brenda BE-së. Ligjet e reja që do miratohen ndërkohë nga BE nuk do të aplikohen mbi MB-në.



Lini një koment

2 Komente për "Brexit, si do të dalë Mbretëria e Bashkuar nga BE?- Exit shpjegon"

avatar
trackback

[…] Në letrën zyrtare për daljen e MB-së nga BE, nënshkruar më 29 mars nga Kryeministrja britanike Theresa May, kjo e fundit kishte kërkuar bisedime paralele për shkëputjen nga BE dhe për marrëveshjen tregtare për të ardhmen. […]

trackback

[…] e kaluar Mbretëria e Bashkuar paraqiti kërkesën e saj zyrtare për të nisur negociatat për shkëputjen nga […]

wpDiscuz