ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Londër

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Londër

ISIS mori përgjegjësinë e sulmit terrorist në Londër, ku u vranë 4 persona dhe u plagosën 40 të tjerë. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Tereza May deklaroi se sulmuesi ishte qytetar britanik dhe i njohur për agjencinë e shërbimeve sekrete britanike.

Kryeministrja May në fjalën e saj përpara deputetëve tha se sulmuesi ishte një “figurë periferike”, i cili ishte hetuar nga shërbimet sekrete, por nuk ka qënë ndër të hetuarit kryesor.”

Kryeministrja tha se autoritetet britanike ende nuk e bëjnë dot publik emrin e autorit. Por ajo shtoi se autoritetet “nuk kishin asnjë dyshim të mëparshëm për qëllimet e tij apo kryerjen e sulmit terrorist” dhe se “ato mendojnë se sulmuesi ishte i frymëzuar nga ideologjia islamike”.

Një orë pasi Kryeministrja britanike mbaroi fjalën e saj në Parlament, shteti Islamik ISIS deklaroi se sulmuesi ishte “ushtar” i cili me veprimin e tij iu përgjigj kërkesës së ISIS për të luftuar fuqitë perëndimore të përfshira në operacione ushtarake në Lindjen e Mesme.

Policia britanike ka kontrolluar gjashtë banesa në të gjithë vendin, dhe ka arrestuar tetë persona në Londër dhe Birmingam.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz