Inagurohet Pazari i Ri

Nga Natan Haasnoot,
Inagurohet Pazari i Ri
Pazari i Ri i rinovuar - Burimi: Twitter

Pavarësisht se pjesa më e madhe e projekteve të rikualifikimit urban të qeverisë kanë përfunduar në shkatërrim, korrupsion dhe keqadministrim, kjo nuk do të thotë se projektet duhet të jenë të shëmtuar!

Sot, në Ditën e Verës, Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inauguruan Pazarin e Ri, në zemër të Tiranës. Në aktivitet morën pjesë dhe Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni. Projekti u përfundua me disa muaj vonesë.

Po ashtu, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte përkrah kryeministrit Rama, në rolin e tij si koordinator i Partisë Socialiste për Tiranën. Edhe pse fushata elektorale nuk ka filluar ende, injorimi i ligjit është bërë tashmë diçka normale.

Që prillit 2015, pazari, i cili kishte një treg të mbuluar, disa vila italiane dhe blloqe pallatesh komuniste, ishte planifikuar të rikonstruktohej nga ish-kryebashkiaku Basha në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit. Ndryshimi i vetëm në projektin e zbatuar nga Qeveria Rama është lyerja e fasadave të pallateve.

Rikualifikimi i Pazarit të Ri na tregon se si mund të jetë një projekt i financuar dhe monitoruar në mënyrën e duhur. Tregu i peshkut është restauruar, ndërsa një treg i ri fruta-perimesh, i bërë me metal e xham, projektuar nga firma e preferuar e Kryeministrit Rama Atelier 4, është ndërtuar shumë mirë nga firma e ndërtimit Salillari. Çatia prej xhami mundëson një pamje të shkëlqyer të blloqeve komuniste të banimit përreth tregut. Fasadat e pallateve janë pikturuar me motive tradicionale shqiptare. Një pjesë e pazarit i është dedikuar zanatçinjve të produkteve artizanale, që me siguri do ta kthejë zonën në ndalesë për turistët.

Në fjalimin e tijgjatë përurimit, Kryeministri Rama ishte i kujdesshëm për të mos përmendur iniciatorin dhe financuesin kryesor të projektit, Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, duke lënë të kuptohej se qeveria ka paguar nga buxheti i shtetit të gjithë shumën e nevojshme për projektin. Kryeministri Rama nuk la pa sulmuar opozitën dhe shprehu “lodhje” nga politika, Pra në total, aktiviteti ishte i denjë për fushatë elektorale!

Lapidari i Shyqyri Ishmit dhe Muhamet Gjolleshës “i rikonstruktuar”

I vetmi detaj që nuk ishte në sinkron me projektin e realizuar më së miri, ishte lapidari dedikuar dëshmorëve Shyqyri Ishmi dhe Muhamet Gjolleshës, krahët e të cilëve janë prerë dhe kollona që qëndronte nga pas është shkurtuar, në të njëjtën mënyrë që Qeveria Rama ka “restauruar” dhe lapidarë të tjerë.

Por kush ka kohë të shqetësohet për monumentet komuniste, kur heronjtë e vërtetë komunistë mund të emërohen ende ministra?!

Lapidari më parë


Lini një koment

5 Komente për "Inagurohet Pazari i Ri"

avatar
lida al
Guest

O pika shkrimit tuaj, qe nuk mbaheni mend per asgje ne Tirane. Sado te perpiqeni te nenvleftesoni punen e Erionit e Bashkise dhe te kryeminstrit Rama, kurre nuk do t’ia dilni , se puna e tyre flet vete, per c’ka kane bere e bejne cdo dite. Pastaj, kush ju tha qe Saimir Tahiri ishte atje si koordinator per zgjedhjet? Saimiri eshte nje nga drejtuesit e Partise Socialiste dhe mund te jete ne cdo aktivitet ne Tirane apo kudo ne Shqiperi

Samir tahipi
Guest

O pika ty edhe gjithe militanteve qe na kane honger shpirtin dhe na kane kancerizu sistemin.

trackback

[…] 14 mars, në inagurimin e Pazarit të Ri, që i ngjau më shumë një eventi elektoral të Partisë Socialiste, Kryeministri Rama […]

trackback

[…] i Tiranës Erion Veliaj foli dje për rikonstruktimin e Pazarit të Ri, projekt i përfunduar pak ditë më parë. Duke e quajtur si një premtim të mbajtur të Bashkisë Tiranë, Zoti Veliaj, i ftuar në […]

trackback

[…] Hotel Tiranës, Teatri i Operas dhe Baletit, Parku i Liqenit, bypasi shkatërrues i Gjirokastrës, Pazari i Ri, e kështu me […]

wpDiscuz