Korrupsioni i PPP-ve në Amerikën Latine dhe një mësim për Shqipërinë

Korrupsioni i PPP-ve në Amerikën Latine dhe një mësim për Shqipërinë

Partneritetet Publike-Private, zgjedhja e preferuar e Qeverisë Rama për çdo investim, është përdorur dhe në shtete të tjera, por ashtu siç e kemi shpjeguar, është një metodë e cila krijon hapësira për korrupsion. Një shembull për këtë është afera korruptive në Brazil, Peru e vende të tjera të Amerikës së Jugut, zbuluar në vitin 2016.

Më poshtë po përcjellim një artikull të botuar në median The Economist për korrupsionin e zbuluar në vendet e Amerikës së Jugut, i cili gjen vend edhe në aktualitetin e vendit tonë:

Në një kodër në Lima, me pamja nga oqeani, ngrihet statuja e Krishtit 37 metra e lartë, një kopje e keqe e statujës së Jezu Krishtit në Rio De Janerio në Brazil. Ajo u inagurua nga Alan Garcia, atëherë president i Perus. Tani qytetarët e shohin këtë monument si simbol të korrupsionit. Për ndërtimin e tij, firma braziliane e ndërtimit Odebrecht, dhuroi 800 mijë dollarë. Kjo firmë ka deklaruara më pas se ka paguar 29 milionë dollarë rryshfet për të përfituar kontrata nga qeveria e Perusë për tre vite radhazi.

Gjatë marrëveshjes më të madhe anti korrupsion në histori, e cila u arrit në dhjetor të 2016, kompania e ndërtimit Odebrecht i rrëfeu autoriteteve të SHBA-së, Brazilit dhe Zvicrës se për 15 vjet ka paguar rreth 800 milionë dollarë rryshfet për të përfituar më shumë se 100 kontrata ndërtimi dhe projekte inxhinierike në dhjetra vende. Në Brazil, kjo kompani ka qenë në qendër të kartelirt që rrënoi kompaninë e naftës Petrobas të kontrolluar nga shteti; pronari i kompanisë Marcelo Odebrecht, u dënua me 19 vjet burg. Marrëveshja tregoi se në nëntë vende të Amerikës Jugore kompania pagoi 338 milionë dollarë rryshfete për zyrtarë të qeverisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Kompania për të bërë këtë gjë, kishte ngritur Njësinë e Veprimeve të Strukturuara— ose më thjeshtë, departamenti i rryshfetit — me anë të cilit pagesat kryheshin në kompani off shore.

Në këtë marrëveshjen anti korrupsion, përmenden si përfitues të rryshfeteve dy ish presidentë, një zëvendëspresident, disa ministra dhe pronarët e dy kompanive shtetërore të naftës.

Presidenti aktual i Perusë, Pedro Pablo Kuczynski, e largoi kompaninë Odebrecht nga vendi, megjithëse kontratat e tij përfshinin ndërtimin e rrjetit të tubave të gazit me vlerë 7 bilion dollarë.

Si pjesë e këtij aksioni, prokurori lëshoi një mandat arresti kundër Alejandro Toledo, një tjetër ish president i cili bleu disa shtëpi luksoze pasi u largua nga detyra.

Nga e njëjta kompani, ish Zëvendësministri i Transporteve në Kolumbi pranoi se ka përfituar 6.5 milionë dollarë rryshfet. Në Republikën Domenikane kompania ka dhënë 92 milionë dollarë rryshfet, në Ekuador 33.5 milionë dollarë dhe Venezuelë 98 milionë dollarë.

Në Panama, Gjykata e Lartë ka hapur një çështje kundër Ricardo Martinellit, një ish President i cili jeton në Miami, me akuzën e përfitimit të 59 milionë dollarë rryshfet.

Kompania Odebrecht nuk ishte e vetmja. Edhe kompani të tjera ndërtimi braziliane ndoqën metoda të njëjta. “Korrupsioni në kontratat e partneriteteve publike private është i zakonshëm kudo në botë”, u shpreh Jose Ugaz, avokat peruvian i cili drejton Transparency Iternational. Por ai shtoi se ka disa fakte të veçanta në skandalin e Odebrecht.

Kompanitë braziliane shenjestrojnë vendimmarrësit, duke paguar këshilltarët politik të fushatave elektorale dhe duke dhururar para për partitë politike. Ato i fitonin kontarta publike duke paraqitur ofertën më të ulët në tender dhe më pas me mënyra korruptive siguronin rritjen e kostove gjatë zbatimit të punimeve. Kjo ndodhte në mënyrë të veçantë në kontatat të llojit të Partneritetit Publik-Privat (PPP) të cilat u bënë të modës në rajon dhe përdoren për projekte të ndërlikuara, si autostrada dhe projekte hidroelektrike.

Jose Luis Guasch, ish punonjës i Bankës Botërore, ka gjetur se 78 për qind e PPP-ve në Amerikën Jugore janë rinegociuar, me një mesatare prej katër shtesash për kontratë dhe një rritje të kostos me 30 milionë dollarë për shtesë. Një shembull i tillë është rruga që lidh Brazilin dhe Perunë, e cila nga 800 milionë dollarë kosto fillestare shkoi në 2,3 bilionë dollar me anë të 22 shtesave në kontratë.

Qeveritë kanë ndërmarrë rregulla më të forta kontraktimi. Shtete si Kili, Kolumbia dhe Peruja kanë përmirësuar ligjin e PPP-ve duke e bërë më të vështirë  rinegociimin e kontratës.

Por ekpertët shprehen se nevojitet më shumë transparencë, si publikimi online i kontratave dhe kërkesave për ndryshim. Po ashtu komisionet e tenderave duhet të përbëhen nga njerëz jashtë strukturës së ministrive.

Deklaratat e pronarit të kompanisë Odebrecht rrezikojnë të minojnë besimin në demokraci dhe të shkaktojnë vonesë në investimet afat gjata në infrastrukturë.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz