Parlamenti Evropian pyetje Mogherinit për vilën luksoze të Vlahutin

Parlamenti Evropian pyetje Mogherinit për vilën luksoze të Vlahutin
Ingeborg Grässle, Frederica Mogherini, Romana Vlahutin

Kryetarja e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Evropian Ingeborg Grässle i ka drejtuar Frederica Mogherinit pyetje për blerjen e vilës nga ambasadorja Vlahutin në Tiranë.

Eurodeputja e Partive Popullore Demokratike Grässle ka pyetur Shefen e Shërbimit të Jashtëm për procedurat e ndjekura gjatë blerjes së vilës luksose prej 1,65 milionë euro në rezidencën Rolling Hills.

Pyetjet e Zonjës Grässle për blerjen e vilës ishin:

  • A e konfirmon Komisioni blerjen e vilës prej 1,65 milionë euro?
  • Nëse po, cila ishte arsyeja për atë cmim për m2 meqënëse cmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000-2000 euro për metër katrorë?
  • Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qera?
  • A është nisur një procedure prokurimi publik?
  • Sa oferta janë marrë?
  • A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?
  • Kush i drejtoi këto negociata?
  • A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?

Po ashtu, eurodeputetja Grässle e pyet Zonjën Mogherini për punësimet e ambasadores Vlahutin në delegacionin e BE-së në Tiranë dhe për akuzat për korrupsion të zyrtarëve të lartë të delegacionit.

  • A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?
  • A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?
  • Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?
  • A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?

Pak ditë më parë, Exit.al i ka drejtuar Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë të BE-së, disa pyetje mbi rregullsinë e zbatimit të procedurave dhe çmimit të blerjes për rezidencën e Ambasadores Romana Vlahutin.

Pyetjes mbi çmimin e lartë të paguar nga BE për rezidencën e Ambasadores Vlahutin, 1,64 milionë euro ose më saktë 4,700 mijë euro për metër katrorë, Kocijancic u përgjigj se:

Vendimi për të zgjedhur rezidencën e kreut të Delegacionit ishte përfundimi i një analize të përgjithshme, duke përfshirë studimin e tregut dhe vlerësimin e një eksperti të pavarur. Duke marrë parasysh çdo gjë, ne presim rritjen e kursimeve vjetore në krahasim me marrëveshjen e qerasë së viti të kaluar.

Vendimi i delegacionit të BE-së në Tiranë për blerjen e një vile luksoze prej 1,65 milionë euro ka shkaktuar debat jo vetëm në Shqipëri, por dhe në mediat evropiane.



Lini një koment

2 Komente për "Parlamenti Evropian pyetje Mogherinit për vilën luksoze të Vlahutin"

avatar
trackback

[…] e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Federica Mogherini i është përgjigjur Komisionit për Kontrollin e Buxhetit (CONT) në Parlamentin Evropian në lidhje me blerjen e vilës të ambasadores të BE-së Romana […]

trackback

[…] të Buxhetit të Parlamentit Evropian, me Kryetare Ingeborg Gräßle. Kjo e fundit i ka drejtuar një sërë pyetjesh EEAS-së lidhur me blerjen e […]

wpDiscuz