Indeksi i Lirisë Ekonomike: Shqipëria, korrupsion dhe reforma të dobëta – Pikat kryesore të raportit

Indeksi i Lirisë Ekonomike: Shqipëria, korrupsion dhe reforma të dobëta – Pikat kryesore të raportit

Korrupsioni, reformat e dobëta ekonomike, rritja e borxhit publik dhe sistemi gjyqësor  janë problemet kryesore të ekonomisë shqiptare. Këto janë përfundimet e raportit të përvitshëm të Indeksit të Lirisë Ekonomike, hartuar nga Heritage Foundation.

Shqipëria renditet në vend të 65 nga 180 shtete të marra në shqyrtim dhe në vend të 30 në Evropë. Bazuar në të dhënat për vitin 2016, Shqipëria cilësohet si një vend mesatarisht i lirë me 64,4 pikë, duke performuar më dobët se mesatarja  evropiane, 68 pikë.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria është përkeqësuar me 6 vende, ndërsa krahasuar me vitin 2013, është përkeqësuar me 11 vende.

Pikat dhe vlerësimet kryesore të raportit janë:

  • Sistemi gjyqësor është elementi i vlerësuar më dobët në Shqipëri, me 28,5 pikë nga 100 në total. Gjykatat janë pre e presionit politik, megjithesë Kushtetura parashikon pavarësinë e saj.
  • Integriteti i qeverisë është elementi i dytë i vlerësuar më dobët në raport, me 39,7 pikë. Pavarësisht miratimit të ligjit të dekriminalizimit në vitin 2015, administrata publike vazhdon të jetë e korruptuar, e paaftë dhe jo efikase.
  • E drejta e pronës vlerësohet me 54 pikë. Ecuria e ligjit të pronave ka qenë e ngadaltë dhe e pakoordinuar. Procedurat e regjistrimit të pasurive të patundshme janë të komplikuara dhe joefikase.
  • Taksat  janë një ndër treguesit më mirë të renditur në raport, me një vlerësim prej 86,9 pikësh. Raporti shprehet se në total një shqiptar paguan 23,6 për qind të të ardhurave. Taksambi të ardhurat është deri në 23 për qind dhe taksa mbi fitimin është 15 përqind.
  • Shpenzimet e Qeverisë kanë arritur nivelin e 30,3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).
  • Borxhi publik vazhdon të jetë i lartë duke kapur nivelin 71,9 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
  • Sistemi bankar ka përfituar nga rritja e konkurrencës, por numri i kredive të këqija vazhdon të jetë shqetësues.
  • Procedurat e hapjes së një biznesit të ri janë bërë më pak të kushtueshme dhe nuk ka një kapital minimum të nevojshëm.
  • Burokracitë dhe procedurat e ndërlikuara e joefikase në dogana largojnë investitorët dhe tregtarët ndërkombëtarë.


Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz