Gjykata e Strasburgut kundër qeverisë: Kompensimi si truall ndërtimi, jo tokë bujqësore

Gjykata e Strasburgut kundër qeverisë: Kompensimi si truall ndërtimi, jo tokë bujqësore

Gjykata e Strasburgut  ka hedhur poshtë kërkesën e qeverisë për të kompensuar pesë familje  ish-pronarësh, që kanë fituar gjyqin, në bazë të çmimit të tokës bujqësore dhe jo ndërtimore.

Aktualisht në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut po trajtohen rreth 82 dosja të ish-pronarëve kunder shtetit shqiptar. Vlera e tyre në total kap shifrën e 550 milionë eurove, shumë kjo që do të shkaktonte një kolaps në arkën e shtetit shqiptar.

Qeveria shqiptare kishte kërkuar që kompensimin e  tokave të bëhej në bazë të ligjit të vitit 1944, ku toka truall quhet tokë buqësore. Cmimi i kësaj toke është 230 lekë për metër katror.

Por Gjykata e Strasburgut ka njohur të drejtën e pronarëve për të marrë kompensimin për tokë ndërtimore, çmimi i së cilës është disafish më i lartë.

Gjatë vitit 2016, nëntë familje fituan gjyqin në Gjykatën e Strasburgut. kundër shtetit shqiptar. Shuma prej 22,7 milionë eurosh duhet t’i jepej pronarëve brenda tre muajve, përndryshe me kalimin e afatit do të paguhej kamat vonesë.

Shumë familje ish-pronarësh i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si mënyrën e vetme për tu kompensuar për pronat e tyre. Qeveria shqiptare ka miratuar disa ligje, por nuk ka arritur ti japë zgjidhje problemit.

Në maj të vitit 2015, Kryeministri Rama deklaroi se Gjykata e Strasburgut nuk do të pranojë më çështje të ish-pronarëve, meqë qeveria shqiptare do të fillonte të zbatonte ligjin e pronave.

Gjithsesi në faqen zyrtare të Strasburgut nuk u publikua asnjë informacion zyrtar për këtë marrëveshje me shtetin shqiptar.

 



Lini një koment

3 Komente për "Gjykata e Strasburgut kundër qeverisë: Kompensimi si truall ndërtimi, jo tokë bujqësore"

avatar
arben
Guest

Shteti shqiptar duhet të verifikojë saktësisht në terren se sa përputhen me realitetin pretendimet e pronarëve të cilat janë njohur me vendime gjykate. Nuk është aspak e drejtë dhe as e moralshme që shqiptarët të paguajnë vetëm për faktin se gjykatës të papërgjegjshëm kanë njohur çdo lloj pretendimi bazuar në dëshmi të reme.

Dapoli
Guest
Nuk eshte w drejte qe ne tokat e pronareve te kete ndertime pa leje nga hajdutet qe hyne po pa leje me pronen e huaj, duke pasur dhe pronat e veta nga zonat qe vinin. Kjo eshte nje skeme nga mafia komuniste dhe gangsteriste e ketyre 27 viteve. Jemi me sistem kapitali ku shteti nuk te guaranton me pune, prona dhe aftesite do te ushqejne. Kjo eshte demokracia dhe keq ose mire ka dhe rregullat e saj. Vetem nese prona e patundur I duhet shtetit per nevoje publike atehere vetem ne kete rast mund te pranohet kompensim monetar me vleren… Read more »
trackback
[…] Ashtu siç kemi shpjeguar më parë, rrëmbimi i pronës private nga Bashkia për hir të interesave të klientëve të saj, nën justifikimin për rizhvillimin e zonave të qytetit, është pjesë themelore e Masterplanit Tirana 030. Megjithëse e veshur nën petkun e planit urbanistik, kjo praktikë po kryhet vazhdimisht nga qeveria shqiptare, sidomos në zonat e vlefshme turistike. Nga ana tjetër, vendimet e vazhdueshme të qeverive shqiptare kundër pronarëve po kthehen në një barrë të madhe për buxhetin publik. Së fundmi, në Gjykatën e Strasburgut, shteti shqiptar ka humbur gjyqe ndaj ish-pronarëve me vlerë totale prej rreth 12 milion dollarë.… Read more »
wpDiscuz