Shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar pas kritikave për Ministrinë e Kulturës

Shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar pas kritikave për Ministrinë e Kulturës
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro me ish-Drejtorin e MHK Melsi Labi - Burimi MHK

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi u shkarkua dje nga detyra pasi kritikoi publikisht Ministrinë e Kulturës.

Pak ditë më parë, në një intervistë për dritare.net, Zoti Labi u ankua se punimet për rindërtimin e Sheshit Skënderbej kanë ndikuar në rënien e numrit të vizitorëve të Muzeut, pasi hyrja e tij është bërë praktikisht e pamundur për tu gjetur.

Melsi Labi e quajti situatën “absurde”. Ai, po ashtu, u shpreh se Muzeu nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të paguar Këshillin Shkencor dhe se nevojat e menjëhershme të Muzeur kërkojnë të paktën 70 milionë lekë – rreth 50 për qind e buxhetit që pritet të miratohet nga Ministria e Kulturës.

Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeumeve si Bunk’art etj, ku private merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyra e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lektë e taksapaguesve.

Ministria e Kulturës deklaroi dje se Zoti Labi, që mbante postin që prej vitit 2013, u shkarkua për “mosrespektim të përsëritur të marrëdhënies së punës, duke shkaktuar dëm institucional dhe duke cenuar rëndë parimin e përgjegjshmërisë dhe mirëbesimit institucional.”

Melsi Labi nuk është drejtori i parë që largohet i pakënaqur me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Në korrik të 2016-ës, Ilir Kerni u largua nga posti i Drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit pas konflikteve me ministren Kumbaro. Shumica e drejtuesve me të cilët ministrja Kumbaro nisi punën në vitin 2013 janë larguar.



Lini një koment

1 Koment për "Shkarkohet drejtori i Muzeut Kombëtar pas kritikave për Ministrinë e Kulturës"

avatar
trackback

[…] e publikuara nga Melsi Labi, ish-drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, që u shkarkua pas kritikave ndaj ministres Kumbato, tregojnë se kupola e manastirit është shkatërruar […]

wpDiscuz