Masterplani i Tiranës: Privatizimi i qytetit

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei,
Masterplani i Tiranës: Privatizimi i qytetit
Zonat e ndryshimit urban te Tiranes, TR030, faqe 62

Edhe pse masteplani i ri i Tiranës u miratua në fund të dhjetorit, qeveria e ka planifikuar qysh më parë zbatimin e tij në disa fusha. Më poshtë po shpjegojmë dy shembuj ilustrues.

Shkollat publike–private

Shembulli i parë është partneriteti publik-privat i lajmëruar nga Bashkia e Tiranës, më 21 dhjetor, në lidhje me ndërtimin e 17 shkollave të reja. Exit.al e ka shpjeguar më parë se kjo skemë financimi e ndërtimit të shkollave nga kompani private është më e kushtueshme për buxhetin publik, pra për qytetarët, dhe një mënyrë artificiale për të dhënë idenë e gënjeshtërt të uljes së borxhit publik.

Skema është thjesht një fasadë financiare që fsheh faktin që janë qytetarët ata që do t’i paguajnë faturat, madje më të kripura se po qe se shkollat do të financoheshin nga buxheti.

Për më shumë, kompania ndërtuese do të shfrytëzojë mjediset e shkollave pas përfundimit të mësimit për aktivitete, të cilat po etiketohen si shërbim ndaj komunitetit, duke i kthyer pronat publike në makinë përfitimi për privatin.

Rrjeti i shkollave të reja është pjesë e Materplanit të Tiranës edhe pse ky i fundit nuk ishte miratuar ende në momentin kur bashkia njoftoi nismëe e shkollave. Në fakt, ky është një nga 13 “projektet strategjike” të Bashkisë Tiranë të përfshira në Masterplanin e Tiranës.

Propozimi per menyren se si duhet te funksionoje rrjeti i shkollave, TR030, faqe 66
Propozimi per menyren se si duhet te funksionoje rrjeti i shkollave, TR030, faqe 66

Një grafik brenda raportit kryesor tregon si do të financohen dhe ndërtohen këto shkolla të reja. Hapat janë katër:

  1. Shpronësimi dhe shkatërrimi i pronës private në hapësirat ku do ndërtohen shkollat. Qeveria shqiptare ka një histori të gjatë paditjesh në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për shpronësimet e paligjshme dhe të pamjaftueshme të pronarëve. Ndërtimi i këtij rrjeti të ri shkollash pa dyshim do të dërgojë më shumë raste në Gjykatën e Strasburgut, duke i kushtuar shtetit shumë para.
  1. Qeveria do të tenderojë sipas një skeme të partneritetit publik-privat ndërtimin e shkollave. Kjo është mënyrë ekonomikisht joefikase për të ndërtuar prona publike, të cilat për më tepër nuk do të jenë publike pjesën më të madhe të kohës.
  1. Përveç ndërtimit të shkollave, qeveria do të japë dhe leje ndërtimi për kate shtesë në ndërtesat aty pranë. legalizojë edhe shtesat pa leje nëpër palate. Duke qenë se pjesa më e madhe e ndërtimeve, nga ana strukturore nuk janë ndërtuar për të mbajtur shtesë (prandaj janë të paligjshme), do të duhet që këto ndërtime të prishen dhe të ndërtohen nga e para godina më të larta.
  1. Hapësira e liruar do të përdoret si hapësirë e gjelbërt dhe godina shtetërore në shërbim të qytetarëve. Ashtu siç Exit.al ka shpjeguar më parë, politikat e bashkisë për të shkatërruar godina dhe krijuar hapësira të gjelbra të reja deri më tani ka dështuar. Ajo çfarë ka ndodhur është pushtimi i këtyre hapësirave nga aktorë të ndryshëm privat.

 Zonat e transformimit

Pesë zonat e lidhura me “unazën e gjelbër” në anën e majtë të figurës 1 quhen “zonat e transformimit”:

Me 573 hektarë zonat e transformimit janë motorët e rinovimit të të gjitha hapësirave urbane.

Ato përfaqësojnë nyjet e strukturës së re policentrike që do të tejkalojë përtej konceptit të dikotomisë qendër-periferi dhe shpërndarjes hierarkike të vlerave të tregut.

Skema per "zonat e ndryshimit urban", TR030, faqe 61
Skema per “zonat e transformimit urban”, TR030, faqe 61

Çfarë do të thotë ekzaktësisht kjo përzjere fjalësh propagandistike është e paqartë, por sikurse qartësohet në figurën 2, logjika nën të është e njëjtë si për ndërtimin e shkollave të reja: shkatërrim i pronës ekzistuese dhe ndërtimi i qendrave tregtare dhe “hapësirave të gjelbra”.

Këto ide nuk janë të prodhuara nga bashkia, por vijnë nga praktika e arkitektit Stefano Boeri në Milano, një qytet i cili në kuptimin e strukturës urbanistike është  deri diku i krahasueshëm me Tiranën.

Në veçanti për këtë rast do të na duhet të shqyrtojmë rizhvillimin e zonës të njohur si Porto Nuova në Milano. Agjencia italiane e pasurive të paluajtshme Hines donte të transformonte zonën industriale prej 71 hektarësh në një zonë të re biznesi, duke ndjekur një logjikë të përafërt me një nga ato të përshkruara  në figurën 2. Stefano Boeri ishte në fakt mendja kryesore pas këtij projekti, që përfshinte dhe qiellgërvishtësen e projektuar prej tij “Pylli Vertikal”.

Edhe pse projekti u reklamua si arkitekturë novatore “e qendrueshme”, ndërtesat ende kanë nevojë për një sistem të kushtueshëm ujitjeje i cili përdor ujin e pijshëm, në mungesë të një sistemi grumbullimi të shiut të mjaftueshëm për gjithë ndërtesën. Për më shumë, si pasojë e sipërfaqes së kufizuar të rritjes, pemët në të vërtetë do të vyshken nga kequshqyerja dhe përbëjnë një rrezik serioz për ato që jetojnë aty.

Ajo çfarë është komentuar më pak është se ndërtesat luksoze të Boerit kanë hasur në rezistencën e banorëve të lagjes Isola, pjesërisht sepse Boeri shkatërroi një ish zonë industrial e cila ishte shndërruar në qendër lokale arti. Një dokumentar rreth kësaj qendre arti  nga Bert Theis po shfaqet aktualisht në ekspozitën Onufri XXII. Megjithëse shtypi i huaj mund të përgëzojë përpjekjet e Boerit, njerëzit që jetojnë në të dhe përrreth asaj zone që ai ndryshoi mendojnë ndryshe.

Ndryshimi i plotë i zbatuar në Porta Nuova çoi në zhvendosjen e banorëve, shkatërrimin e bizneseve të vogla, krijimin e fasadave të shtrenjta dhe përfitime të mëdha për investitorët e mëdhenj, kompanitë e ndërtimit dhe arkitektët me aspirata politike. Një shembull i ngjashëm në një kontekst rajonal është rizhvillimi i Skelës së Beogradit, e financuar nga investitorë kuvajtianë. Sërish ajo është një inciativë kulturore dhe banorët do duhet t’i hapin rrugë aparatamenteve të shtrenjta në ndërtesa të larta të cilat njerëzit e zakonshëm nuk i përballojnë dot.

Që Bashkia Tiranë po planifikon të ndjekë shëmbullin e Milanos u kuptua nga “rrjedhja” e një projektligji për modele të reja e si mund të organizohen koncesionet. Ky projektligj parashikon krijimin e “Distrikteve të Përmirësmit të Biznesit”, rinovimi dhe rikualifikimi i të cilëve do të tenderohet nga bashkia drejt kompanive private, praktikisht duke privatizuar të gjithë zonën ku do të ndërtohen këto distrikte. Dhe në mungesë të mekanizmave të domosdoshëm të kontrollit nga bashkia, rezultati do të jetë i frikshëm për të gjithë.



Lini një koment

7 Komente për "Masterplani i Tiranës: Privatizimi i qytetit"

avatar
trackback

[…] ka shkelur ligjin mbi dëgjesat publike, dhe se si “Zonat e transformimit” të cilat formojnë shtyllën e masterplanit janë asgjë në krahasim me koncesionet e fshehur. Ato do të vazhdojnë të […]

trackback

[…] folëm për procedurat e paligjshme të zbatimit të masterplanit, objektivat strategjike të “zonave të transformimit”, dhe hamendësimet për rritjen e […]

trackback

[…] javë më parë, publikova një shkrim mbi “zonat e transformimit” të propozuara në Masterplanin Tirana030, i cili ka për qëllim privatizimin e disa zonave të […]

trackback

[…] interesave të klientëve të saj, nën justifkimin për rizhvillimin e zonave të qytetit, është pjesë themelore e Masterplanit Tirana 030. Megjithëse e veshur nën petkun e planit urbanistik, kjo praktikë po […]

trackback

[…] Gjatë fushatës elektorale të vitin 2015, Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se nuk do të jepte leje ndërtimi klienteliste, por dy vjet më vonë duket se biznesi i ndërtimit po lulëzon me ndihmën e Veliajt, ashtu siç ka ndodhur dhe me parë me paraardhësit e tij. Një numër rekord ndërtesash të reja janë planifikuar të ndërtohen në Tiranë nën maskën e masterplanit të ri Tirana 2030. […]

trackback

[…] Gjatë fushatës elektorale të vitin 2015, Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se nuk do të jepte leje ndërtimi klienteliste, por dy vjet më vonë duket se biznesi i ndërtimit po lulëzon me ndihmën e Veliajt, ashtu siç ka ndodhur dhe me parë me paraardhësit e tij. Një numër rekord ndërtesash të reja janë planifikuar të ndërtohen në Tiranë nën maskën e masterplanit të ri Tirana 2030. […]

trackback

[…] u bazua në të dhëna të gabuara, parashikime të paqarta për rritjen e popullsisë, dhe mbi privatizimin e plotë të një pjese të madhe të […]

wpDiscuz