Muzeu Historik Kombëtar hap dyert për misionarët mormonë

Muzeu Historik Kombëtar hap dyert për misionarët mormonë

Në 27 janar në Teatrin Historik Kombëtar do të hapet ekspozita e quajtur “Ngjyrat e familjes sime”. Ekspozita organizohet nga Kisha e Jezu Krishtit e Shënjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe Fondacioni “Besimi në çdo hap”, e lidhur me Kishën mormone. Ekspozita do të kurohet nga Aubrie Mangelson Mema, bashkëshorte e presidentit të Tirana Stake (njësi administrative e ngajshme me dioqezën Katolike).

Besimi Mormon është shfaqur në Shqipëri pas rënies së diktaturës komuniste. Feja mormone karakterizohet nga pania e fortë e misionarëve si në Tiranë ashtu dhe në të gjtihë vendin. Gjithashtu, ajo është një nga kishat më të shtrenjta në botë. Pronat e kishës deri në vitin 1996 vlerësohen deri në 30 miliardë dollarë me të ardhura vjetore të paktën prej shtatë miliardë dollarësh.

Për një institucion shtetëror shqiptarë si Muzeu Historik është e pazakontë t’i japi hapësirë aktiviteteve misionare si ekspozita e organizuar nga kisha Mormone. Kushtetuta e Shqipërisë qartësisht e saktëson se shteti është laik, dhe për më shumë shteti nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare me kishën e Shënjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Sigurisht, besimi e ka frymëzuar artin, si ikonat, të cilat gjenden në muzeumet shqiptare. Por në këtë rast ne po flasim për një ekspozitë qartësisht e organizuar për të mbledhur punime të reja arti nga 14 –vjeçarë ose më të mëdhenj në moshë në një mjedis “familjar”, i cili nuk ka lidhje me artin ose historinë, por me thithjen e anëtarëve të rinj të kishës.

Fatkeqësisht, abuzimi me platformën e sponsorizuar nga shteti për aktivitete kulturore të misionarëve si ekspozita e mormonëve është rezultati direkt i fondeve të pamjaftueshme nga qeveria shqiptare për institucionet kulturore. Ndërsa, qeveria shpenzon shuma të mëdha nga buxheti i shtetit për aktivitete propagandistike, institucionet kombëtare si Muzeu Historik Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve me buxhetin e tyre me vështirësi paguajnë pagat e stafit. Ndaj nuk duhet të habitemi përse këto institucione kërkojnë para diku tjetër, përfshirë institucionet fetare.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz