Ish-kryebashkiaku Rroshi ankimon heqjen e mandatit në Kushtetuese


Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi ka ankimuar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ-zë për heqjen e mandatit.

Avokati mbrojtës i Elvis Rroshit, Theodhori Sollaku deklaroi se shkarkimi i zotit Rroshi nga Këshilli i Ministrave bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventëtn Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin e kryebashkiakut Zotit Rroshi dhe dy deputetëve Tahiri e Selami më 29 dhjetor 2016. Ato akuzohen se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale në formularin e vetëdeklarimit, siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.

Sipas hetimeve të deritanishme të Prokurorisë, Elvis Rroshi rezulton i dënuar në Itali për veprën penal të përdhunimit në grup, për trafik droge dhe pastrim parash.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz