Regjisori i “Publicus” paditet nga një biznes ndërtimi

Regjisori i “Publicus” paditet nga një biznes ndërtimi

Artan Rama një nga zërat e spikatur publik dhe bashkëpunëtor i Exit.al është paditur nga kompania e ndërtimit Edil.al-it. Përfaqësuesit e kompanisë e akuzojnë regjizorin e Publicus për shpifje dhe cënim imazhi në artikullin e tij të botuar në facebook me titull “Dritëhije në Sallën e Teatrit”. Në padi, përfaqësuesit e kompanisë kërkojnë nga Zoti Rama dëmshpërblimin në shumën e 15 milionë lek për dëmin e shkaktuar.

Autori në shkrimin e tij shprehet se përmes praktivave të dyshimta bashkimi i kompanive Edil Al-It dhe AgiKons fituan në muajin nëntor të 2016 tenderin për rehabilitimin e Teatrit të Operas dhe Ansamblit Kombëtar me vlerë 10 miliardë lekë të vjetra.

Në shkrim thuhet se bazuar në një dokument të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kompania kishte detyrime tatimore të papaguara për muajin korrik 2016 ndaj ajo nuk duhet të kishte marrë pjesë në tender.

Por përfaqësuesit e kompanisë e kundërshtojnë këtë akuzë. Ato shprehen se ky dokument nuk ka firmën e institucionit ndaj pretendimet e Zotit Rama nuk qendrojnë.

Sipas artikullit të botuar nga Reporter.al Artan Rama është shprehur se:

Unë dhe ekipi im u gjendëm në të njëjtën rrethanë, nën të njëjtin kërcënim e shantazh, kur raportuam e xhiruam në Sharrë për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Ne kemi detyrimin etik dhe ligjor për të raportuar të vërtetën edhe kur ajo mund të rezultojë e dëmshme për dikë. Në asnjë rrethanë bindjet tona nuk mund të kufizohen, përsa kohë që liria e shprehjes garantohet përmes Kushtetutës.

Ndërsa, Genc Dulaku pronar i kompanisë Edil.al—it në një bisedë telefonike për Reporter.al ka thënë se Rama kishte “shpifur” dhe ishte e drejta e tyre ligjore t’i drejtoheshin gjykatës për dëmin që akuzat i kanë shkaktuar kompanisë.

Mendoj se dëmi është shumë herë më i lartë, por gjithësesi secili e sheh nga krahu i vet. Duhet të mësohen, siç e lëshojnë atë shkrimin dhe llafin nga goja me papërgjegjshmëri, ashtu duhet të mbajnë dhe përgjegjësitë — shtoi Zoti Dulaku.

Kompania Edil.al It është pjesë e grupit Edil-al, pronare e televizionit Vizion plus dhe platformës dixhitale Tring TV.  Emisioni investigativ ‘Publicus’, i drejtuar nga Rama, transmetohej në Vizion Plus TV përpara se të mbyllej në mënyrë të papritur në tetor, në prag të publikimit të një materiali mbi vdekjen tragjike të 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.



Lini një koment

1 Koment për "Regjisori i “Publicus” paditet nga një biznes ndërtimi"

avatar
trackback

[…] Teksti për të cilin gazetari Rama akuzohet, u publikua në 8 nëntor në profilin e Facebook-ut të Públicus. Artan Rama është autori i artikullit dhe regjisori i programit Públicus. […]

wpDiscuz