KQZ zëvendëson ish-deputetët Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami

KQZ zëvendëson ish-deputetët Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami

Komisioni Qendror Zgjedhor votoi sot se për dy deputetët e rinj që do të zëvendësojnë ish-deputetët e PDIU e LSI, Tahiri e Selami.

Mandatin e Dashamir Tahirit  e mori Edmond Zejno, ndërsa të Shkëlqim Selamit e mori Flamur Çelaj. Të dy deputetët e rinj u votuan unanimisht nga 7 anëtarët e KQZ-së.

Më 29 dhjetor, KQZ i hoqi mandatin Dashamir Tahirir e Shkëlqim Selamit, si dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshit. Ato akuzohen se kanë fshehur të shkuarën e tyre kriminale në formularin e vetëdeklarimit, siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.

Sipas hetimeve të deritanishme të Prokurorisë:

Ish-deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri rezulton i dënuar në Itali për veprën e falsifikim të parave dhe përdorimi i dokumentave të falsifikuara.

Ish-deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami rezulton se ka qënë i dënuar me burg nga gjykata e Brindizit, në Itali.

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi rezulton i dënuar në Itali për veprën penal të përdhunimit në grup, për trafik droge dhe pastrim parash.

Ndërkohë, prokuroria po vazhdon verifikimet edhe për zyrtarë të tjerë në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin”.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz