Çështja “Lulzim Berisha” kalon për hetim në Prokurorinë e Tiranës

Çështja “Lulzim Berisha” kalon për hetim në Prokurorinë e Tiranës

Çështja e lirimit me kusht të Lulzim Berishës do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës dhe jo më nga ajo e Durrësit.

Nga hetimet e nisura më 15 dhjetor, të kryera nga Prokuroria e Durrësit, kjo e fundit ka ngritur dyshimet se gjatë “lirimit me kusht” të Berishës dis gjyqtarë të Gjykatës së Durrësit kanë shpërdoruar detyrën. Duke qenë se ligji e ndalon hetimin mbi gjyqtarët e të njëjtin rreth, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën duke e kaluar çështjen në Tiranë.

Lulzim Berisha u arrestua në prill të vitit 2006 dhe akuzohej për vrasjen e pesë personave, për kryerjen e dhjetëra atentateve dhe për krijimin e një organizate kriminale. Ai u dënua me 25 vjet burg nga Gjykata e Lartë në vitin 2014 dhe u lirua më 5 dhjetor 2016.

Lirimi i tij me vendim të Gjykatës së Apelit ka shkaktuar debat të madh dhe për faktin se vendimtar për lirimin u bë një letër e Kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako ku tregon se i ka siguruar kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berishës një vend punë në bashki.

Partia Demokratike kërkoi nisjen e hetimeve për këtë rast dhe largimin e Zotit Dako nga posti publik. Ambasadori amerikan Donald Lu, po ashtu, e kundërshtoi këtë vendim dhe akuzoi gjyqtarët për korrupsion.

 



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz