Rënie në investimet e infrastrukturës rrugore

Rënie në investimet e infrastrukturës rrugore
Bypassi i Fierit

Investimet e qeverisë në infrastrukturën rrugore gjatë viti 2016 kanë qenë tre herë më të ulëta se sa në vitin 2014. Në vitin 2014, investimet e bëra nga Autoriteti Shqiptar i Rrugëve kanë qenë rreth 180 milionë euro. Ndërsa për vitin 2016 janë investuar rreth 55 milionë euro në këtë fushë.

screen-shot-2017-01-04-at-09-59-08

Shumë projekte të rëndësishme si bypassi i Fierit dhe Vlorës, segmente të autostradës Elbasan–Tiranë, unaza e Tiranës janë ende të papërfunduara. Rruga e Kombit është parashikuar të përfundojë sipas një skeme koncesioni. Ndërsa Rruga e Arbrit ekziston vetëm në letër.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz