Presidenti Nishani vizitë në Turqi, takim me presidentin Erdogan


Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me presidentin turk Tayyip Erdogan në Ankara.

Në qendër të bisedës së dy presidentëve ishte lufta ndaj terrorizmit dhe bashkëpunimi për çëshje të sigurisë.

Prej dy ditësh, Presidenti Nishani ndodhet në Turqi për një vizitë zyrtare. Dje, Zoti Nishani mori pjesë në inaugurimin e tunelit Euroazia, që lidh pjesën evropiane me atë aziatike të Stambollit.

Presidenti Nishani do të takojë dhe Kryeministrit turk e Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë. Ai gjithashtu do të vizitojë dhe mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz