Dekriminalizimi, prokuroria nis hetimet për deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami


Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin ndaj deputetit të LSI-së Shkëlqim Selami. Zoti Selami dyshohet se nuk ka vetëdeklaruar një dënim për një vepër penale në formularin e vetëdeklarimit.

Sipas formularit të plotësuar prej tij, ai është hetuar dhe gjykuar nga institucionet italiane pasi dyshohej se ka kryer “një vepër penale”.  Zoti Selami ka shkruar se është shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë, më 7 shkurt 2007.

Zoti Selami nuk e ka bërë të qartë se për çfarë vepre penale bëhë fjalë, por Partia Demokratike e ka akuzuar pk ditë më parë për “trafik të qenieve njerëzore” dhe për futjen në mënyrë të paligjshme në Itali të qytetarëve ekstrakomunitarë.

Shkëlqim Selami është deputet i LSI-së në qarkun e Vlorës prej vitit 2013.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz