Ben Blushi: Lulzim Berisha mban Vangjush Dakon në punë


Ben Blushi, njëri prej nismëtarëve të lëvizje politike Libra, ka akuzuar qeverinë Rama se po mbështet lirimin e kriminelëve nga burgu.

Duke folur për lirimin e Lulzim Berishës pak ditë më parë, Zoti Blushi shkruan:

Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit.

Sipas zotit Blushi, Qeveria Rama po mban pushtetin me ndihmën e personave të akuzuar për krime brenda e jashtë vendit.

Formularin e Rilindjes….e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz