Blushi pas referendumit në Itali: Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten


Deputeti dhe themeluesi i Partisë Libra Ben Blushi reagoi për referendumin e Italisë, zhvilluar dje, ku qeveria e Renzit mori një votë kundër.

“Italia dhe Europa do mbeten sërish në pasiguri dhe mjegull. Ky kaos politik do ta dobësojë edhe më shumë eurozonën si dhe entuziazmin për zgjerimin e Bashkimit Europian. Ka ardhur koha të mendojmë për ti zgjidhur vetë punët tona. Europa nuk na ndihmon dot nëse nuk ndihmojmë veten”, shkruan deputeti Blushi në faqen e tij në Facebook.

Në fund ai shton se vota e italianëve ishte një votë kundër Qeverisë dhe nismës së saj për të centralizuar më shumë pushtetin dhe për të ulur numrin e deputetëve.

“Megjithatë unë do votoja me kënaqësi që parlamenti i Shqiperisë të kishte vetëm 100 deputetë. Në një sallë me 100 njerëz ka më pak vend për të pashkolluar anonimë dhe banditë se në 140.”



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz