Kushtetuesja i dërgon Venecias një përkthim më të mirë të ligjit të Vetingut


Gjykata Kushtetuese i ka dërguar dje Komisionit të Venecias një version tjetër  të ligjit të Vetingut. Varianti i ri është i përkthyer në gjuhën angleze më mirë dhe nuk ka asnjë ndryshim thelbësor nga varianti i mëparshëm.

Kërkesa për ridërgimin e një përkthimi më të mirë ishte e Partisë Demokratike, e cila në variantin e dërguar ka gjetur terma të përkthyer në mënyrë jo korrekte që mund të ndikonin në mendimin e Komisionit.

Që prej fundit të tetorit, Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Komisionit të Venecias një opinion të paanshëm këshillues mbi “përputhshmërinë e ligjit me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”

Ligji i Vetingut është një prej ligjeve shoqëruese më të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

Ai u pezullua nga Gjykata Kushtetuese në tetor pas animimit të Partisë Demokratike.



Lini një koment

Bëj koment i pari!

avatar
wpDiscuz