Ministri Tahiri dhe aritmetika e drogës

Ministri Tahiri dhe aritmetika e drogës

Policia e shtetit njoftoi dje se në dy fluturimet e fundit të Guardia di Finanza nuk janë gjetur më parcela të mbjella me kanabis. Zyrtarisht, kultivimi i drogës ka mbaruar.

Për këtë na vjen në ndihmë edhe vetë Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili deklaroi para pak ditësh në Kuvend se “ Ne shkatërruam 99,7 përqind të drogës”.

Le të supozojmë se e gjithë droga që është nisur për në Itali është kapur nga policia italiane, që është gati e pamundur. Le të supozojmë që në Greqi nuk ka shkuar asnjë gram drogë nga Shqipëria. Po kështu në asnjë vend tjetër fqinj.

Pra, me pak fjalë le të supozojmë se e gjithë droga e kultivuar në vend ose shkatërruar nga policia shqiptare ose është kapur nga policia italiane.

Atëherë, sipas deklaratës së Zotit Tahiri, 12 tonë drogë të kapura nga policia italiane vetëm gjatë muajve gusht – shtator 2016, është e barabartë me vetëm 0,3 për qind të mariuanës së prodhuar në vend.

Kjo do të thotë që në Shqipëri janë prodhuar të paktën tre milion e nëntë qind mijë kilogramë ose 3 900 ton drogë.

Problemi i vërtet vjen më pas: pas këtyre deklaratave, Ministri Tahiri nuk mund të djegë apo të sekuestrojë më asnjë parcelë, duke qenë se ka pohuar se tashmë ai e ka “kapur” të gjithë drogën që ishte prodhuar.

Por, forcat e policisë italiane sigurisht nuk do të ngadalësojnë aksionet e tyre dhe me siguri do të sekuestrojnë sasi të tjera. Çfarë do të thotë atëherë Zoti Tahiri? Ndoshta, që origjina e drogës është nga shqiptarët që jetojnë në Greqi?

Sekuestrimet e kanabisit nga policia italiane për periudhën gusht-shtator:

Fano               13 Gusht 2016           1 820 kg

Bari                 22 Gusht 2016             214 kg

Otranto          29 Gusht 2016              80 kg

Brindisi          9 Shtator 2016           3 800 kg

Taranto          13 Shtator 2016            136 kg

Foggia            14 Shtator 2016            100 kg

Lecce              15 Shtator 2016             74 kg

Ostuni            20 Shtator 2016            700 kg

Brescia           21 Shtator 2016         4 630 kg

 

 



Lini një koment

2 Komente për "Ministri Tahiri dhe aritmetika e drogës"

avatar
trackback

[…] drug planes literally fell down from the sky, Minister of Interior Affairs Tahiri claimed until the very end that the police had destroyed 99.7% of all marijuana plantations in Albania. […]

trackback

[…] se ç’ndodhi pas shpalljes së kësaj “fitoreje” tashmë është e qartë për të gjithë: qindra mijëra kilogramë marijuanë të kapur nga policia italiane, por edhe greke dhe […]

wpDiscuz